Biden kritikon vendimin e Supremes për Trump: Dëm i tmerrshëm për amerikanët

2 Korrik 2024 | 09:55

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, e përshkroi si “precedent të rrezikshëm” vendimin e Gjykatës Supreme që i jep ish-presidentit Donald Trump imunitet të pjesshëm nga ndjekja penale.

Biden tha se vendimi e minon “sundimin e ligjit” dhe është “një dëm i tmerrshëm” për amerikanët.

Trump, në anën tjetër, tha se vendimi i gjykatës është një “fitore e madhe” për demokracinë.

Gjyqtarët konstatuan të hënën se një president ka imunitet për “aktet zyrtare”, por jo edhe për “aktet jozyrtare” dhe e referuan çështjen prapë te një gjyqtar gjykues.

Vendimi do ta vonojë më tej rastin penal kundër Trumpit për përpjekjen e supozuar të tij për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020, në të cilat fitues doli Biden.

Gjyqtari duhet të përcaktojë tani se cilat veprime janë kryer në cilësinë e Trumpit si president – gjë që mund të zgjasë me muaj.

Gjyqi nuk ka gjasa të fillojë përpara zgjedhjeve presidenciale të nëntorit, në të cilat do të garojnë Biden dhe Trump.

Në një deklaratë televizive të hënën vonë, Biden tha se “ky komb është themeluar mbi parimin se në Amerikë nuk ka mbretër”.

“Secili prej nesh është i barabartë para ligjit. Askush, askush nuk është mbi ligjin. As presidenti i Shteteve të Bashkuara”, tha Biden.

Vendimi i gjykatës, sipas tij, do të thotë se, praktikisht, nuk ka kufizime në atë që mund të bëjë një president.

“Njeriu që dërgoi turma në Kongresin e SHBA-së, përballet me një dënim të mundshëm penal për atë që ka ndodhur atë ditë. Populli amerikan meriton të ketë përgjigje në gjykata, përpara zgjedhjeve të ardhshme”, tha Biden.

Ai iu referua gjykimit të Trumpit për rolin e tij të dyshuar në nxitjen e trazirave në janar të vitit 2021.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rutte: Aleatët e NATO-s në rrugën e duhur për t’u barazuar me SHBA-në në shpenzimet për mbrojtje

Në prag të samitit të NATO-s në Ankara, sekretari i përgjithshëm i aleancës, Mark Rutte, tha të hënën se anëtarët evropianë dhe Kanadaja janë në...
20:06 | 06/07/2026

15 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudanin Jugor

Të paktën 15 punëtorë u vranë në shembjen e një miniere ari në Sudanin verior të hënën, tha një kompani shtetërore. Kompania Sudaneze e Burimeve...
19:32 | 06/07/2026

Reagime të ashpra ndaj FIFA-s, pse vendimi për Balogun cilësohet i paprecedentë

Vendimi i FIFA-s për të pezulluar zbatimin e kartonit të kuq të sulmuesit të Shteteve të Bashkuara, Folarin Balogun, duke i mundësuar atij të luajë...
19:17 | 06/07/2026