Donald Trump me tone triumfuese pas debatit presidencial me Joe Biden

29 Qershor 2024 | 20:18

Ish-Presidenti amerikan Donald Trump mbajti të premten një fjalim me tone triumfuese, pas debatit të parë me Presidentin Joe Biden, e cila u cilësua si një paraqitje e dobët.

Duke iu drejtuar mijëra përkrahesve të tij në një tubim elektoral në Chesapeake në shtetin e Virxhinias, Trump tha se demokratët nuk kanë ndonjë mundësi zgjedhjeje më të mirë. “Pyetja që duhet t’i bëjë vetes çdo votues nuk është nëse Joe Biden mund t’i mbijetojë një debati prej 90 minutash, por nëse Amerika mund të mbijetojë nëse në krye të saj qëndron Joe Biden-i edhe për 4 vjet të tjera”, tha Trump, shkruan VOA.

Deklaratat e ish presidentit erdhën një ditë pasi paraqitja zhgënjyese e Biden në debat ka nxitur shqetësim mes votuesve dhe aleatëve të tij që po shpresonin që Biden të ishte më energjik dhe të rriste shanset e tij për t’u rizgjedhur.

Trump tha se nuk besonte se Biden do të largohej nga gara, duke përmendur kërkesën e disa demokratëve dhe disa analistëve që Presidenti Biden të tërhiqet. Ai kritikoi demokratë të profilit të lartë si guvernatori i Kalifornisë Gavin Newsom, zëvendëspresidenten Kamala Harris dhe ish zonjën e parë Michelle Obama.

Ai tha se do të ishte shumë i lumtur nëse do të vihej përballë Harris, e cila po garon krah Biden në këtë fushatë presidenciale.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026