Biden kundër urdhër-arrestit të GJNP për Netanyahun: E turpshme që…

21 Maj 2024 | 10:37

Presidenti amerikan Joe Biden e dënoi si “të padrejtë” përpjekjen e kryeprokurorit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale për të kërkuar urdhër-arreste për udhëheqësit izraelitë, përfshirë ndaj kryeministrit Benjamin Netanjahu krahas atyre të grupit militant Hamas rreth veprimeve të tyre gjatë luftës shtatëmujore në Gazë.

Në një deklaratë të ashpër, Presidenti Biden denoncoi kërkesën e kryeprokurorit për të arrestuar kryeministrin Netanjahu dhe ministrin izraelit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke thënë se “çfarëdo që ka dashur të thotë prokurori, nuk ekziston asnjë paralelizëm mes Izraelit dhe Hamasit.”

“Ne gjithmonë do të qëndrojmë me Izraelin kundër kërcënimeve ndaj sigurisë së tij,” shtoi Biden.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se SHBA “thelbësisht e kundërshton” njoftimin e prokurorit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale, Karim Khan, se ai po aplikon për urdhër-arreste për zyrtarët e lartë izraelitë “së bashku” me udhëheqësit e Hamasit, duke thënë se “mund të rrezikojë” përpjekjet e vazhdueshme për të arritur një marrëveshje armëpushimi dhe lirimin e pengjeve midis Izraelit dhe Hamasit,

“Ne hedhim poshtë ekuivalencën e prokurorit të Izraelit me Hamasin. Është e turpshme. Hamasi është një organizatë brutale terroriste që kreu masakrën më të keqe të hebrenjve që nga Holokausti dhe ende mban peng dhjetëra njerëz të pafajshëm, përfshirë amerikanë”, tha Blinken.

“Në thelb, ky vendim nuk ndihmon asgjë dhe mund të rrezikojë përpjekjet e vazhdueshme për të arritur një marrëveshje armëpushimi që do të nxirrte pengjet dhe do të rriste ndihmën humanitare, të cilat janë qëllimet që Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të ndjekin pa pushim”, tha ai.

Mbretëria e Bashkuar u shpreh kundër kërkesës së Gjykatës Ndërkombëtare Penale.

“Ky veprim nuk ndihmon sa i përket arritjes së një pauze në luftime, lirimin e pengjeve apo dërgimin e ndihmës” në Gazë, tha një zëdhënës i kryeministrit britanik, Rishi Sunak.

Ndërkaq, kundër lëshimit të fletarrestimeve është shprehur edhe kryeministri i Çekisë, Petr Fiala.

“Propozimi i kryeprokurorit të gjykatës ndërkombëtare penale-së që të lëshojë fletarrestime për përfaqësuesit e një qeverie të zgjedhur në mënyrë demokratike dhe liderët e një organizate terroriste islamike është krejtësisht i papranueshëm”, tha ai.

Kancelari i Austrisë, Karl Nehammer, tha se respekton plotësisht pavarësinë e Gjykatës Ndërkombëtare Penale.

“Megjithatë, fakti që lideri i organizatës terroriste Hamas, i cili ka deklaruar se qëllimi i grupit është të shfarosë shtetin e Izraelit, përmendet në të njëjtën fjali me përfaqësuesit e zgjedhur në mënyrë demokratike të po këtij shteti është e pakuptueshme”, tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Italia drejt energjisë bërthamore, Dhoma e Deputetëve miraton ligjin, reaktorët e parë gati në vitet 2034-2035

Italia ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt rikthimit të energjisë bërthamore. Dhoma e Deputetëve miratoi ligjin kuadër që i hap rrugën qeverisë të hartojë...
22:39 | 04/06/2026

Zelensky: Ju nuk do ta keni Donetskun, dhe ne do të jemi të pavarur

Zelensky përsëriti se Rusia nuk do ta pushtojë Donetskun dhe Ukraina do ta ruajë pavarësinë e saj “Ju i shtyni rregullisht, çdo disa muaj, afatet...
22:37 | 04/06/2026

Putin: Një armëpushim nuk është i nevojshëm për negociatat e paqes

Një armëpushim nuk është i nevojshëm për të filluar negociatat për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë, tha presidenti rus Vladimir Putin. “Nuk ka nevojë...
22:36 | 04/06/2026