Biden mban takimin e parë me një lider të huaj
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka biseduar me kryeministrin e Kanadasë, Justin Trudeau. Megjithëse bashkëbisedimi u bë në mënyrë virtuale, si pasojë e pandemisë së covid-19, theksojmë se ky ka qenë edhe takimi i parë dypalësh i administratës së re të Shteteve të Bashkuara të Amerikës me një udhëheqës të huaj.
Gjëja e parë që presidenti amerikan ka cilësuar është se Shtetet e Bashkuara nuk kanë asnjë mik më të afërt sesa Kanadaja.
“Kjo është arsyeja pse thirrja ime e parë e drejtëpërdrejtë si president dhe takimi im i parë dypalësh ishte me kryeministrin e Kanadasë.” – u shpreh presidenti Joe Biden.
Një nga temat që u dikutua ishte pikërisht pandemia e COVID-19.
Në këtë kuadër kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, u zotua se do të punojë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të kapërcyer situatën e COVID-19.
Të dy udhëheqësit theksuan edhe përparësitë e politikës së ndërsjellë lidhur me ndryshimet e klimës.
Si kryeministri I kanadasë, por edhe presidenti Joe Biden, u zotuan për të punuar së bashku në arritjen e zero emetime deri në 2050.
Ndërkohë u diskutua edhe një çështje tjetër, ku Joe Biden tha se Shtetet e Bashkuara do të ndihmonin Kanadanë të siguronte lirimin e dy Kanadezëve të burgosur nga Pekini që më 2018, nën akuzat për spiunazh.
Udhëheqësit nuk morën pyetje nga gazetarët, gjë që është e pazakontë në Uashington për një ngjarje bilaterale si kjo.
Tatuazhet që reflektojnë nivelin e glukozës dhe rrahjeve të zemrës në organizëm
UEFA i beson teknologjinë gjysmë-automatike finales së Realit me Eintracht Frankfurt
Fustani i Charlotte që boshatisi magazinën brenda 24 orëve
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit