Biden ndalon importin e uraniumit të pasuruar nga Rusia
Presidenti amerikan Joseph Biden nënshkroi një ligj që ndalon importin e uraniumit të pasuruar, karburanti bërthamor për prodhimin e energjisë elektrike në termocentralet bërthamore, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga Rusia.
Ky ndalim i karburantit bërthamor do të hyjë në fuqi për rreth 90 ditë, por Departamenti i Energjisë i SHBA-së lejohet të japë përjashtime deri në vitin 2027, në rast se ka shqetësime për mungesë karburanti, raporton Reuters.
Presidenti amerikan Joseph Biden nënshkroi një ligj që ndalon importin e uraniumit të pasuruar për prodhimin e energjisë elektrike në termocentralet bërthamore, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga Rusia.
Ky ndalim i karburantit bërthamor do të hyjë në fuqi për rreth 90 ditë, por Departamenti i Energjisë i SHBA-së lejohet të japë përjashtime deri në vitin 2027, në rast se ka shqetësime për mungesë karburanti, raporton Reuters.
Projektligji autorizon gjithashtu 2.7 miliardë dollarë për të financuar ndërtimin e industrisë së karburantit bërthamor të SHBA-së, 24 përqind e uraniumit të pasuruar të përdorur në termocentralet bërthamore të së cilës vjen nga Rusia.
“Presidenti Biden miratoi një seri historike veprimesh që do të forcojnë sigurinë energjetike dhe ekonomike të vendit tonë duke reduktuar dhe eliminuar përfundimisht varësinë tonë nga Rusia”, tha këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan.
Ai përkujtoi se është një ligj që përmbush synimet shumëpalëshe që SHBA-ja i parashtroi në dhjetor të vitit të kaluar me Kanadanë, Francën, Japoninë dhe Britaninë e Madhe për një investim të përbashkët prej 4.2 miliardë dollarësh për të rritur kapacitetin e këtyre vendeve në përdorimin e uraniumit.
Ambasadori rus në SHBA, Anatoli Antonov, vlerësoi se ky ligj do të krijojë tronditje në ekonominë ndërkombëtare, por se nuk do të sjellë rezultatet e dëshiruara.
“Balanci delikat midis eksportuesve dhe importuesve të uraniumit do të prishet. Jeta ka konfirmuar se ekonomia ruse është e gatshme për çdo sfidë dhe se ajo i përgjigjet shpejt vështirësive, madje edhe duke nxjerrë përfitime. Kështu do të jetë edhe këtë herë”, tha ambasada ruse, lexohet njoftimi në kanalin Telegram.
LEXONI GJITHASHTU:
Dyshime për korrupsion me biletat dhe ftesat VIP gjatë Evropianit, hetuesit gjermanë bastisin zyrat e Federatës së Futbollit
Bisedimet SHBA-Iran, ndërmjetësuesit: Negociatat do të rifillojnë pas funeralit të Ajatollah Ali Khamenei
Përfshihet nga zjarri një spital në Gjermani, dy të vdekur dhe 34 të plagosur (VIDEO)
- 12:40 Momenti kur deputetë e PS qëllohen me vezë nga protestuesit sa dalin nga Parlamenti (VIDEO)
- 12:39 Balla: Dritan Goxhaj paguhet nga Irani, kemi prova
- 12:30 Balla për protestën: Nuk na ndalin një grup mbeturinash sociale dhe politike!
- 12:18 Protestuesit sulmojnë me vezë dhe shishe makinën e Peleshit kur del nga Parlamenti, kthehet mbrapsht
- 12:09 Balla protestuesve: Pak ditë na ndajnë nga koha e dialogut me ju
- 12:01 Shtëpia e Bardhë jep “dritën jeshile” për praninë e përhershme të trupave amerikane në Poloni