Biden në Belfast, presidenti amerikan kërkon garanci për akordin e paqes
Presidenti amerikan Joe Biden mbërriti të martën mbrëma në Belfast, në kuadër të vizitës së tij 4-ditore në Irlandën e Veriut dhe në Republikën Irlandeze.
Ai u prit fillimisht nga kryeministri britanik Rishi Sunak dhe më pas u drejtua për në hotel.
Biden ndodhet në Irlandën e Veriut për 25-vjetorin e Marrëveshjes së të Premtes së Mirë, që solli paqe në këtë pjesë të Mbretërisë së Bashkuar.
Shtetet e Bashkuara negociuan për t’i dhënë fund luftës sektariane brutale, që mori mijëra jetë njerëzish përgjatë disa dekadave.
Policia e Belfastit është në gatishmëri të lartë për vizitën e shefit të Shtëpisë së Bardhë, i cili ka deklaruar se prioriteti kryesor i tij është të sigurohet që akordet irlandeze dhe marrëveshja Windsor të mbeten në fuqi.
Paraditen e së mërkurës Biden është takuar sërish me kryeministrin Rishi Sunak, të cilit i ka shprehur qëndrimin e tij.
“Historia juaj është historia jonë dhe më e rëndësishme është se e ardhmja juaj është edhe e ardhmja e Amerikës”, ka thënë Biden gjatë takimit.
LEXONI GJITHASHTU:
Ndërron jetë senatori i njohur republikan
Irani nis sulme me raketa në të gjithë Gjirin: Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Kuvajti në shënjestër
Të shtëna me armë në një festival në Toronto, 2 të vrarë dhe disa të plagosur
- 09:39 Detaje të reja nga vrasja në Vorë, 50-vjeçari u ekzekutua teksa po kthehej në banesë
- 09:27 Ndërron jetë senatori i njohur republikan
- 09:06 Irani nis sulme me raketa në të gjithë Gjirin: Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Kuvajti në shënjestër
- 09:04 Të shtëna me armë në një festival në Toronto, 2 të vrarë dhe disa të plagosur
- 08:38 Argjentina mposht Zvicrën në shtesë dhe siguron gjysmëfinalen, përballë do ketë Anglinë
- 08:34 Anglia përmbys Norvegjinë në shtesë dhe siguron gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2026