Biden në Hawaii pas zjarreve, premton mbështetje për banorët dhe rindërtimin

22 Gusht 2023 | 12:08

Presidenti Joe Biden u tha të mbijetuarve të zjarreve në Hauai se shteti “vajton me ju” dhe premtoi ndihmë që Maui të rikuperohet pas zjarreve më fatale të rëna në Shtetet e Bashkuara në më shumë se një shekull.

Presidenti dhe bashkëshortja bënë një tur gjatë pushimeve të tyre njëjavore për të qetësuar të mbijetuarit nga zjarret. Lahaina ishte një qytet historik me 13 mijë banorë, por është shkrumbuar i tëri nga flakët.

“Dua që ta dini se i gjithë vendi vajton me ju, qëndron pranë jush dhe do të bëjë gjithçka që është e mundur që të rikuperoheni dhe rindërtoheni, në respekt të kulturës dhe traditave tuaja”, tha Biden.

Zjarret masive kanë marrë të paktën 114 jetë njerëzish, ndërkohë që 850 të tjerë konsiderohen ende të humbur. Flakët u përhapën me shpejtësi të madhe saqë vendasit dhe turistët mbetën të bllokuar në rrugë, ose u hodhën në oqean për të shpëtuar.

Janë bërë thuajse 2 javë që nga rënia e zjarreve dhe Biden është gjendur nën një breshëri kritikash nga republikanët, që e akuzojnë se nuk ka bërë sa duhet për të përmirësuar situatën.

Nga ana e saj, Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se presidenti e shtyu vizitën për të mos shpërqendruar grupet e punës që janë të angazhuara në terren.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026