Biden në Lindjen e Mesme, qëndrim të ashpër për programin bërthamor të Iranit
Presidenti amerikan Joe Biden ka nisur turin e tij në Lindjen e Mesme dhe ndalesa e parë është Izraeli. Kreu i Shtëpisë së Bardhë është i vendosur të sigurojë aleatët për të ndaluar programin bërthamor të Iranit.
Në një intervistë të zhvilluar para se të largohej nga Uashingtoni, Biden shprehu dëshirën për të ri kthyer marrëveshjen bërthamore të Iranit të vitit 2015
“E vetmja gjë keqe tani është se Irani është me armë bërthamore dhe ne mund t’i kthehemi marrëveshjes dhe ta zhvillojmë fort. Mendoj se ishte një gabim gjigand për ish presidentin që doli nga marrëveshja. Ne mund të veprojmë kundër dhe ende të kemi një marrëveshje që mund të kufizojë programin bërthamor, u shpreh presidenti amerikan.
Marrëveshja bërthamore e Iranit u braktis katër vite më parë nga paraardhësi i Bidenit, Donald Trump, Marrëveshja ku bëjnë pjesë Kina, Franca, Gjermania, Rusia Britania e Madhe dhe BE-ja përfshinte heqjen e sanksioneve ndaj Iranit në këmbim të kufizimeve strikte dhe monitorimit të aktiviteteve të tij bërthamore.
Por lëvizja e Trumpit ka çuar në zhbërjen e marrëveshjes dhe bisedimet u bllokuan.
Izraeli ka qenë gjithmonë një kundërshtar i vendosur i marrëveshjes dhe e konsideron Iranin kërcënimin e tij më të madh. Ajo dëshiron që programi bërthamor i Teheranit të ndalet plotësisht dhe lajmet se Biden mund t’i japë një shtysë të re marrëveshjes nuk do të jetë i mirëpritur.
Irani thotë se aktivitetet bërthamore kanë qenë gjithmonë tërësisht paqësore, por fuqitë perëndimore dhe mbikëqyrësi global bërthamor nuk janë aspak të bindur.
LEXONI GJITHASHTU
Ndahet nga jeta aktori i famshëm Sam Neill, interpretoi doktor Alan Grant në “Jurassic Park”
SHBA godet sërish Iranin me urdhër të Trump, përdoren për herë të parë dronë të rinj sulmues
Një ditë pasi u kthye nga Ukraina, vdes papritur aleati i Trump, senatori Lindsey Graham
- 08:23 Ndahet nga jeta aktori i famshëm Sam Neill, interpretoi doktor Alan Grant në “Jurassic Park”
- 08:00 Atentati në Vorë, ky është 50-vjeçari që e vranë pranë banesës
- 07:45 SHBA godet sërish Iranin me urdhër të Trump, përdoren për herë të parë dronë të rinj sulmues
- 07:30 Një ditë pasi u kthye nga Ukraina, vdes papritur aleati i Trump, senatori Lindsey Graham
- 07:15 Zjarr fatal në një lokal nate në Bangkok, 27 të vdekur dhe mbi 60 të lënduar
- 22:02 Aliaj nga “Review”: Ka turistë që vinë me bukë me vete si në kohën e Enverit kur iknim për punë