Biden nënshkruan ligjin për kontrollin e armëve
Presidenti amerikan Joe Biden nënshkroi të shtunën në ligj legjislacionin e parë të madh federal për sigurinë e armëve, të miratuar në dekada.
Ky ligj erdhi pas vrasjeve në Texas të nxënësve të një shkolle dhe të shtënave në një supermarket në New York.
Kjo shënon një përparim të rëndësishëm të demokratëve dhe republikanëve në një nga çështjet më të diskutueshme të politikës në Uashington, shkruan CNN.
“Dashtë Zoti, kjo do të shpëtojë shumë jetë,” tha Biden ndërsa përfundoi nënshkrimin e projektligjit.
Dhoma e Përfaqësuesve miratoi të premten projektligjin me 234 vota pro, 14 prej të cilave erdhën nga radhët e republikanëve.
Senati e miratoi projektligjin në një votim që u zhvillua mbrëmjen e së enjtes. 15 republikanë iu bashkuan demokratëve në dhomën e sipërme të Kongresit për të miratuar masën me 65 vota pro dhe 33 kundër.
Projektligji
Masat përfshijnë kontrolle më të rrepta për personat mbi 21 vjeç që blejnë armë dhe se shitësit duhet të bëjnë kërkime mbi të shkuarën e blerësve.
Akti i ri përfshin 15 miliardë dollarë për programet e shëndetit mendor dhe përmirësimet e sigurisë së shkollave.
LEXONI GJITHASHTU
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta