Biden paralajmëron Putinin: Kërcënimet e pamatura nuk e trembin SHBA dhe aleatët
Presidenti amerikan, Joe Biden ka paralajmëruar Rusinë duke thënë se Shtetet e Bashkuara nuk do të frikësohen nga kërcënimet e pamatura, pasi Vladimir Putin firmosi për aneksimin e katër rajoneve ukrainase.
Gjatë një fjalimi në Shtëpinë e Bardhë, Biden u shpreh se SHBA dhe aleatët e saj nuk do të frikësohen nga presidenti rus, shkruan BBC.
“Amerika është plotësisht e përgatitur, me aleatët tanë të NATO-s, për të mbrojtur çdo centimetër të territorit të NATO-s. Zoti Putin, mos e keqkuptoni atë që po them: çdo centimetër”, theksoi ai.
Kremlini e ka bërë të qartë se çdo sulm ndaj rajoneve të reja të aneksuara, do të shihej si një sulm në tokën ruse, duke sinjalizuar një përshkallëzim të luftës.
Të mërkurën, Presidenti Putin nënshkroi një ligj për aneksimin e Donetsk, Luhansk, Zaporizhia dhe Kherson, pas zhvillimit të referendumeve në këto rajone.
Sipas zyrtarëve rusë, katër rajonet, të cilat përfaqësojnë rreth 15% të Ukrainës, votuan me shumicë për t’u bashkuar me Rusinë.
Të katër rajonet formojnë një rrip të rëndësishëm tokësor midis Rusisë dhe Gadishullit të Krimesë, të cilin Moska e aneksoi ilegalisht nga Ukraina në vitin 2014.
LEXONI GJITHASHTU
Britania e Madhe në bisedime me Pakistanin, kërkon deportimin e një personi të dënuar për abuzim seksual
Pritet të zgjasë disa ditë, kush mori pjesë në funeralin e Khameneit?
Një kopje e rrallë e Deklaratës së Pavarësisë së SHBA-së gjendet në Britani
- 17:47 Shkenca dhe inovacioni në fokus, Gjirokastra pret studiues nga e gjithë bota dhe 184 punime shkencore
- 17:39 U prangos dy ditë më parë në Durrës nga BKH-ja, SPAK jep detaje nga arrestimi i Adi Çobës
- 17:39 Pas protestave fshihet Kremlini, reagon Ambasada Ruse në Shqipëri
- 17:25 55 milionë euro, Bayern Munich nënshkruan me mbrojtësin e Eintracht Frankfurt Nathaniel Brown
- 17:18 Partia Demokratike ankimon në Kushtetuese rrëzimin e komisioneve hetimore për AKSHI-n dhe rrugët
- 17:12 Serbia arreston në kufi 73-vjeçarin nga Kosova për krime lufte, familjarët hedhin poshtë akuzat