Biden prezanton një pako të re ndihme amerikane për Ukrainën
Presidenti Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, njoftoi këtë dielë, më 21 maj, një pako të re ndihme ushtarake për Ukrainën në luftën kundër pushtimit rus, e cila përfshin municion, artileri dhe automjete të blinduara.
Gjatë një takimi me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyi, i cili u mbajt në Japoni, Biden tha se SHBA-ja po bënë gjithçka që mundet për të forcuar mbrojtjen e Ukrainës, në luftën e nisur nga Rusia më 24 shkurt të vitit të kaluar.
Biden u takua me presidentin ukrainas në margjinat e samitit të Grupit Shtatë (G7) në Hiroshimë, i cili mblodhi së bashku liderët e ekonomive kryesore të botës, SHBA-së, Japonisë, Gjermanisë, Britanisë së Madhe, Francës, Italisë dhe Kanadasë.
Udhëheqësit e G7-s ia sinjalizuan Rusisë gatishmërinë për të qëndruar pranë Ukrainës në terma afatgjatë, raporton Reuters.
Zelensky tha të dielën se ai “ia prezantoi botës formulën ukrainase të paqes me dhjetë pika”, gjatë një takimi me liderët botërorë në samitin në Japoni.
“Për sa kohë që pushtuesit janë në vendin tonë, askush nuk do të ulet në tryezën e bisedimeve me Rusinë”, shkroi Zelensky në Twitter, duke theksuar se “bota ka fuqi të mjaftueshme për të detyruar Rusinë të bëjë paqe”.
“Bota jonë është e madhe, por ne jemi të gjithë së bashku në të. Që nga Japonia e deri te vendet arabe, nga Evropa në Amerikën Latine, ne gjejmë mbështetje për formulën tonë”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar