Biden: Putin kërkon kompromise të paarritshme

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Presidenti i SHBA, Joe Biden akuzon Vladimir Putin se po kërkon nga SHBA dhe NATO kompromise të paarritshme, raporton “Associated Press”.

Gjatë një deklarate të bërë të dielën, Biden tha se Rusia nuk do të zgjedhë diplomacinë kur vjen puna për Ukrainën sepse vazhdojnë të bëjnë kërkesa për kompromis që SHBA dhe NATO nuk do t’i bëjnë.

Kur u pyet se çfarë faktorësh po merr parasysh Putin në vendimin e mundshëm për pushimin e Ukrainës dhe përshkallëzimin e tensioni në rajon, Biden u përgjigj: ‘Mendoj gjërat që nuk mund të arrijë”.

- Advertisement -

Presidenti amerikan iu referua kërkesave të Kremlinit, përfshirë veton e NATO-s ndaj Ukrainës dhe ish-vendeve anëtare të Bashkimit Sovjetik për hyrjen në aleancën ushtarake.

Këshilltari për sigurinë në Shtëpinë e Bardhë, Jake Sullivan ka paralajmëruar se Moska mund të pushtojë kur ‘të dojë’ Ukrainën.

Ai ka shtuar se një konflikt i tillë mund të sjellë kosto të jashtëzakonshme njerëzore.

Paralajmërimi vjen pasi 3 mijë trupa amerikane që do të zhvendosen në Lindje të Evropës kanë mbërritur në Poloni.

Nga ana tjetër rreth 86 tonë armatime amerikane kanë mbërritur në Ukrainë si përgjigje për 100 mijë trupa ruse që janë në gatishmëri në kufi.

Javën e kaluar, zyrtarë amerikanë konfirmuan se Rusia ka në gatishmëri të paktën 70% të fuqisë ushtarake.

Pritet që kjo gatishmëri të rritet deri në mesin e muajit shkurt, për t’i dhënë Putinit mundësinë për të nisur pushtimin e Ukrainës.

Në përgjigje të rritjes së tensionit, Biden përveç zhvendosjes së gati 3 mijë trupave në Lindje të Evropës, ka vënë në gatishmëri të lartë 8,600 trupa të tjera.

1 mijë trupa të tjerë janë në Gjermani dhe pritet të zhvendosen në Rumani që kufizohet me Detin e Zi, ku Rusia ka pozicionuar flotën më të madhe.

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

KAS vendos rinumërimin e votave për kryetar në një tjetër bashki

KAS vendos rinumërimin e votave për kryetar bashkie në Belsh. Rinumërimi është vendosur të kryet të martën në orën 13:30. Vijon...

Tritan Shehu kërkon mocion me debat për gjenocidin serb: Mbi Kosovën u ushtrua dhunë

Deputeti Tritan Shehu tha në seancën plenare të mbajtur këtë të hënë se qeveria jonë nuk ka guximin e duhur për të dënuar gjenocidin...

Sunak takim me Biden për kreu e ri të NATO-s, për kë po lobon kryeministri britanik

Kryeministri britanik Rishi Sunak do të përdorë udhëtimin e tij në Uashington këtë javë për të bindur presidentin Joe Biden të mbështesë Sekretarin e...

TË FUNDIT

Sula- Manastirliut: Keni krijuar grup parlamentar në burg, do vi dita që ta paguani

Deputeti Dashnor Sula ka reaguar në lidhje me arrestimin e sekretares së përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë Joana Duro. Në fjalën e tij nga Kuvendi,...

Arrestimi i Sekretares së MSH, Braçe: U vranë njerëz në bulevard e s’foli njeri

Deputeti socialist, Erion Braçe ka folur sa i takon debatit për arrestimin e sekretares së përgjithshme te Shëndetësia. Në fjalën e tij në Kuvend, referuar...

Sondazh

A jeni dakord për rihapjen e basteve sportive sipas kushteve të reja online të qeverisë?
×