SHBA refuzon rinovimin e marrëveshjes me Kanadanë dhe Meksikën, pritet të hapen negociata të reja tregtare

3 Korrik 2026 | 09:50

Administrata e presidentit Donald Trump ka refuzuar të rinovojë në formën aktuale Marrëveshjen SHBA-Meksikë-Kanada (USMCA), duke përmendur çekuilibrat tregtarë dhe mangësitë rregullatore. Vendimi rrit pasiguritë për të ardhmen e tregtisë në Amerikën e Veriut, e cila kap vlerën e rreth 2 trilionë dollarëve.

USMCA hyri në fuqi në vitin 2020, gjatë mandatit të parë të Trump, duke zëvendësuar Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Amerikës së Veriut (NAFTA). Marrëveshja përfshin rregulla të reja në fushën e punës, ekonomisë dixhitale dhe pronësisë intelektuale.

Vendimi u bë i ditur pas një takimi online mes Përfaqësuesit të Tregtisë së SHBA-së, Jamieson Greer, ministrit meksikan të Ekonomisë, Marcelo Ebrard, dhe ministrit kanadez të Tregtisë, Dominic LeBlanc. Greer deklaroi se Uashingtoni nuk është i gatshëm ta zgjasë marrëveshjen pa ndryshime.

Sipas autoriteteve amerikane, SHBA regjistroi në vitin 2025 një deficit tregtar prej 217.5 miliardë dollarësh me Kanadanë dhe Meksikën, ku vetëm me Meksikën deficiti arriti në 190 miliardë dollarë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zyrtarët amerikanë: Izraeli planifikoi të vriste negociatorët kryesorë të Iranit gjatë bisedimeve të paqes

Zyrtarët amerikanë besojnë se Izraeli mund të ketë bërë plane për të vrarë negociatorët kryesorë të Iranit, ndërsa Uashingtoni ishte i angazhuar me Teheranin në...
09:43 | 03/07/2026

Numri i rasteve të konfirmuara me Ebola në Kongo rritet në 1,460

Autoritetet thanë se numri i rasteve të konfirmuara me Ebola në Republikën Demokratike të Kongos është rritur në 1,460, përfshirë 447 vdekje. Ministria e Komunikacionit...
09:39 | 03/07/2026

Autobusi i pasagjerëve bie në përrua, të paktën 40 të vdekur të paktën në Pakistan

Të paktën 40 persona humbën jetën në Pakistan pasi një autobus që transportonte pasagjerë ra në një përrua këtë të premte. Incidenti ndodhi në provincën...
09:37 | 03/07/2026