Biden qëndron në garë| Presidenti i SHBA: I kam unë frenat në dorë, nuk tërhiqem

16 Korrik 2024 | 17:30

Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden ka riafirmuar se është ende në garë për zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe ka mbrojtur performancën e tij “të fortë si shkëmbi”.

Në një intervistë, kandidati i supozuar i demokratëve, fushata e të cilit është karakterizuar nga lapsuse, ka theksuar se është detyra e tij “t’i çojë gjërat deri në fund”.

“I kam unë frenat në dorë. Më keni parë? Kam drejtuar 22 evente madhore, jam takuar me mijëra njerëz dhe turma të mëdha. Ajo që po bëj është se po u tregoj amerikanëve se kam ushtruar të gjitha kompetencat dhe se nuk më duhen shënime. Nuk më duhet një prompter. Mund t’u përgjigjem të gjitha pyetjeve. Dhe unë isha atje, kur NATO u mblodh në qytet, ku për 1 orë iu përgjigja pyetjeve”, tha Biden.

Presidenti amerikan pushtoi faqet e para të gazetave gjatë samitit të NATO-s në Uashington, kur pasaktësisht iu referua presidentit Zelensky si lideri rus Vladimir Putin.

Biden pritet të ndjekë këtë javë një konventë në përpjekje për të bindur votuesit me ngjyrë dhe latinë, vendimtarë nëse ai do qëndrojë në shtëpinë e bardhë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026