Biden telefonon Netanyahun, zbardhet “porosia” e presidentit amerikan

24 Tetor 2023 | 09:48

Presidenti i SHBA, Joe Biden, ka nënvizuar nevojën për vijimin e ndihmës humanitare në Gaza, gjatë një telefonatë me kryeministrin izraelit Benjamin Netanhayu.

Duke folur me Netanyahun mbrëmjen e të hënës, Biden përshëndeti gjithashtu lirimin e Nurit Cooper dhe Yocheved Lifschitz, dy gra të moshuara që mbaheshin peng nga Hamasi në Gaza.

Presidenti amerikan përsëriti angazhimin e tij ndaj “përpjekjeve të vazhdueshme të Izraelit për të siguruar lirimin e të gjithë pengjeve të marra nga Hamasi”, ndërsa bëri thirrje për kalimin e sigurt të civilëve nga Gaza.

Më herët të hënën, ministria e shëndetësisë së Gazës tha se numri i përgjithshëm i të vdekurve në enklavë ishte rritur në 5,087 që nga momenti kur Izraeli filloi reagimin e tij ndaj sulmit ndërkufitar të Hamasit.

Shifra përfshinte 436 viktima – 182 prej të cilëve ishin fëmijë – të cilët ishin vrarë në 24 orët e mëparshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

OKB: Qershori shënon muajin më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga prilli i vitit 2022

Më shumë civilë u vranë në Ukrainë në qershor sesa në çdo muaj të vetëm që nga prilli i vitit 2022, thanë Kombet e Bashkuara,...
07:59 | 15/07/2026

Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit

Komanda Qendrore e SHBA-së, CENTCOM,  tha të martën vonë se ka përfunduar një raund shtesë sulmesh kundër Iranit, duke goditur “dhjetëra objektiva ushtarake” pranë Ngushticës...
07:51 | 15/07/2026

Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë

Gati 6 mijë të rinj kanë kërkuar të përjashtohen nga shërbimi ushtarak për arsye morale ose fetare, pavarësisht politikës së re të rekrutimit të pjesshëm....
07:46 | 15/07/2026