Biden thirrje Netanjahut: Asnjë operacion ushtarak në zonën e banuar Rafah

12 Shkurt 2024 | 07:15

Izraeli nuk duhet të kryejë asnjë operacion ushtarak në qytetin me popullsi të dendur Rafah, në Gazë, pa “një plan të besueshëm dhe të zbatueshëm” për mbrojtjen e civilëve, i tha Presidenti Joe Biden kryeministrit Benjamin Netanyahu të dielën, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

Kjo është gjuha më e vendosur që ka përdorur Presidenti Biden mbi ndërhyrjen e mundshme.

Telefonata e Presidentit Biden me kryeministrin Netanyahu u zhvillua disa ditë pasi udhëheqësi amerikan u tha gazetarëve se ndërhyrja e Izraelit në rajonin palestinez të Gazës ishte “e tepruar” dhe bëri thirrje për të ndërmarrë hapa “urgjentë dhe të posaçëm” për të forcuar ndihmën humanitare për palestinezët në rajon.

Shtëpia e Bardhë tha se biseda telefonike u përqendrua gjithashtu në përpjekjet e vazhdueshme për të bërë të mundur lirimin e pengjeve të marra nga grupi Hamas gjatë sulmit të 7 tetorit ndaj Izraelit.

Shtëpia e Bardhë shtoi se dy udhëheqësit ranë dakord që të vazhdonin të qëndronin në komunikim të ngushtë.

Televizioni izraelit Kanali 13 tha se biseda zgjati 45 minuta.

Agjencitë e ndihmave thonë se një ndërhyrje në Rafah do të ishte katastrofike.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Libani vijon bisedimet me Izraelin për të filluar tërheqjen ushtarake

Presidenti libanez Joseph Aoun e lidhi pjesëmarrjen e vazhdueshme të vendit të tij në bisedimet me Izraelin me fillimin e një tërheqjeje ushtarake nga zonat...
19:23 | 09/07/2026

Pakistani dhe Katari po punojnë për të rikthyer Iranin dhe SHBA-në në tryezën e negociatave

Pakistani dhe Katari po punojnë për t’i rikthyer SHBA-të dhe Iranin në tryezën e negociatave, raportuan burime për CNN. Pakistani dhe Katari ishin ndërmjetësit kryesorë...
19:08 | 09/07/2026

Protesta në Gjermani për shkak të shkurtimeve të vendeve të punës dhe mbylljes së fabrikave nga Volkswagen

Propozimi i Volkswagen për të shkurtuar deri në 100,000 vende pune dhe për të mbyllur fabrikat po përballet me një provë të madhe të enjten,...
18:58 | 09/07/2026