Biden thotë se do të flasë me presidentin kinez “së shpejti”

14 Mars 2023 | 12:39

Presidenti amerikan Joe Biden bëri me dije gjatë takimit me kryeministrin britanik Rishi Sunak në San Diego se ai pret të flasë me presidentin kinez Xi Jinping “së shpejti”, por nuk specifikoi se kur mund të zhvillohet ai takim.

I pyetur nëse Kina mund ta shihte marrëveshjen midis SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe Australisë për nëndetëset bërthamore si agresion, Biden u përgjigj negativisht, sipas Reuters.

Shtetet e Bashkuara, Australia dhe Britania e Madhe kanë zbuluar detajet e një plani që Canberra të blejë nëndetëse me energji bërthamore në fillim të dekadës së ardhshme, në përputhje me ambiciet e Kinës në rajonin Indo-Paqësor.

Në një fjalim në një ceremoni në bazën detare amerikane në San Diego, i shoqëruar nga kryeministri australian Anthony Albanese dhe kryeministri britanik Richie Sunak, presidenti i SHBA-së Joe Biden e quajti marrëveshjen AUCUS pjesë e një angazhimi të përbashkët për një Indo-Paqësor të lirë dhe të hapur.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lufta në Lindjen e Mesme! Administrata Trump ka vendosur sanksione të reja

Administrata Trump ka vendosur sanksione të reja ndaj Teheranit pas sulmeve iraniane ndaj anijeve tregtare në ngushticën e Hormuzit në fillim të kësaj jave. Sanksionet...
22:11 | 10/07/2026

Shakira “vjedh” vëmendjen në Botëror, kamerat harrojnë ndeshjen dhe fokusohen te këngëtarja

Një moment i pazakontë ndodhi gjatë gjysmëfinales së Kupës së Botës mes Francës dhe Marokut, kur regjisorët e transmetimit ndërkombëtar u përqendruan aq shumë te...
21:53 | 10/07/2026

Zbulohet destinacioni luksoz ku Taylor Swift dhe Travis Kelce po shijojnë ditët si të sapomartuar

Taylor Swift dhe Travis Kelce kanë zgjedhur të largohen nga vëmendja e publikut për të shijuar në privatësi ditët e para si bashkëshortë. Sipas mediave...
21:51 | 10/07/2026