Ardit Bido kërkesë Ministrisë së Jashtme greke: Duam listën e shqiptarëve non grata

26 Nëntor 2025 | 16:18

Deputeti i PS, Ardit Bido i ka kërkuar ministrisë së Jashtme të Greqisë t’i vërë në dispozicion listën e personave të padëshiruar në Greqi, pas shpalljes “non grata” të gazetarit Artan Hoxha.

Gjithashtu, Bido ka kërkuar edhe arsyet ligjore që kanë çuar autoritetet greke në këtë vendim.

“Sot, i jam drejtuar zyrtarisht Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Greqisë dhe Ambasadës së Greqisë në Tiranë, për të kërkuar publikimin e listës së personave shqiptarë që janë të ndaluar të hyjnë në territorin grek dhe arsyet ligjore që kanë çuar në këtë vendim.

Qytetarët shqiptarë meritojnë transparencë, qartësi dhe trajtim të drejtë në çdo procedurë që lidhet me lëvizjen e tyre të lirë. Kjo çështje ka krijuar prej vitesh pasiguri dhe është koha që të sqarohet zyrtarisht.

Më poshtë, letra ime zyrtare:

Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Greqisë

Ambasadës së Republikës së Greqisë në Tiranë

Kërkesë për publikimin e listës së personave të ndaluar të hyjnë në territorin grek

I nderuar Ministër,

I nderuar Ambasador,

Me anë të kësaj letre ju drejtohem në mënyrë zyrtare për një çështje që ka rëndësi për qytetarët shqiptarë dhe për marrëdhëniet midis dy vendeve tona.

Prej vitesh në opinionin publik shqiptar përflitet se ekziston një listë shtetasish shqiptarë ndaj të cilëve autoritetet greke kanë vendosur masën të ndalimit të hyrjes në territorin grek. Mungesa e informacionit zyrtar ka krijuar pasiguri dhe shqetësim, sidomos te qytetarët që udhëtojnë rregullisht për punë, vizita familjare apo arsye të tjera të ligjshme.

Për këtë arsye, ju kërkoj që të bëni të ditur:

  1. Listën zyrtare të personave ndaj të cilëve është vendosur masa e ndalimit të hyrjes, së bashku me arsyet ligjore përkatëse; ose, nëse publikimi i emrave nuk lejohet,
  2. Numrin e përgjithshëm të rasteve, kategoritë e arsyeve ligjore dhe procedurën që ndiqet për vendosjen e kësaj mase.

Transparenca mbi këtë çështje i shërben qytetarëve, forcon besimin midis institucioneve dhe ndihmon në shmangien e çdo keqkuptimi.

Duke vlerësuar marrëdhëniet e mira midis Shqipërisë dhe Greqisë, mbetem në pritje të një përgjigjeje zyrtare”, shkruan Bido në një postim në faqen e vet në Facebook.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026