Bie besimi në ekonomi, qytetarët dhe bizneset pesimistë në muajin korrik

8 Gusht 2022 | 13:52

Bizneset dhe qytetarët nuk janë optimistë për situatën ekonomike.

Gjendjen e dëshmon Banka e Shqipërisë në anketën e muajin korrik, ku Treguesi i Ndjesisë Ekonomike u ul me 2.5 pikë.

Rënia u përcaktua nga përkeqësimi i besimit në industri, ndërtim, shërbime dhe tregti. Edhe konsumatorët kanë mbajtur të njëjtin qëndrim si muajt parardhës. Ata thanë se nuk presin rritje të të ardhurave, madje situata e tyre financiare do të përkeqësohet.

Shumica e tyre thanë se blerjet e produkteve bazike, u kanë zvogëluar kursimet mujore.

Banka qendrore bën 12 pyetje për qytetarë të rastësishëm, për gjendjen financiare, çmimet, kursimet dhe blerjet e mëdha.

Të dhënat për ndjesinë ekonomike në vend tregojnë se ky nuk është momenti më i keq, pasi periudha më dekurajuese është shënuar në fillimet e pandemisë në mars 2020. 

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026