Bie numri i lindjeve në Gjirokastër, ja shkaqet kryesore
Në Gjirokastër, çiftet e reja nuk po lindin më fëmijë. Për vitin 2024, ka 90 bebe më pak se një vit më parë. Emigrimi i të rinjve, tendenca e çifteve për të bërë më pak fëmijë, problemet ekonomike të familjeve të reja, po japin efekte negative në treguesit demografik të lindshmërisë.
“Lindshmëria në këtë maternitet krahasuar me një vit më parë është diçka më e ulët rreth 80-90 lindje më pak, pavarësisht se ne përfshijmë të gjithë zonën e Jugut, një pjesë të madhe të Sarandës, zonës së Delvinës, Tepelenë, Përmet dhe Gjirokastër”, Migena Kuro, Gjinekologe.
Ndryshimi i stilit të jetesës është një tjetër faktor që ka ndikuar, duke e shtyrë në vite lindjen e fëmijëve të parë.
“Të rinj të cilët ose vajza të cilat dëshirojnë të bëjnë karrierë është krejt normale sepse mendojnë të sigurojnë karrierën në fillim pastaj të krijojnë kushtet ekonomike të tyre, një shtëpi në mënyrë që të presin bebin në kushte optimale”, Migena Kuro, Gjinekologe.
Qarku i Gjirokastrës nga viti në vit po regjistron rënie të ndjeshme të lindjeve duke bërë që të renditet ndër qytetet me numrin më të vogël të popullsisë në vendin tonë.
LEXONI GJITHASHTU:
Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet
Rrufeja godet tufën e deleve në Pogradec, ngordhin rreth 10 krerë
Liberia sekuestron rreth katër ton kokainë me vlerë 317 milionë dollarë
- 12:58 Ekspozita “Elbasani në Shekullin XX”, fotografitë që rikthejnë kujtesën e qytetit të vjetër
- 12:41 Dyshohet se përdori euro të falsifikuara për pagesa, arrestohet 24-vjeçari në Durrës
- 12:27 Nga reshjet te vala e të nxehtit, meteorologia: Gushti nis me temperatura të larta
- 12:16 Dy zjarre brenda pak minutash në Vlorë, digjet fast food-i dhe një kabinë elektrike
- 11:49 Kryeplaku i Gështenjasit për elektriçistin që humbi jetën: Erdhi në ditë pushimi për të rregulluar defektin, ishte punëtor
- 11:15 Temperaturat e larta mbushin plazhet e jugut, fluks pushuesish në Palasë (VIDEO)