Bie papunësia në Eurozonë, kuota më e ulët që prej vitit 1998

2 Tetor 2023 | 14:40

Thuajse 11 milionë persona në zonën Euro rezultonin të papunë në muajin gusht. Shifra e çon kuotën e papunësisë në 6.4 për qind, që është dhe më e ulëta që prej vitit 1998, kur Eurostat nisi regjistrimin e të dhënave.

Treguesi e kishte arritur këtë nivel në qershor, por u rrit me 0.1 pikë përqindjeje në korrik.

Për Bashkimin Evropian në tërësi, kuota e papunësisë ishte 5.9 për qind në gusht, njësoj si në maj dhe në qershor, por 0.1 pikë më pak se në korrik.

Ekonomia gjermane përballet aktualisht me recesion, por megjithatë papunësia është në 3 për qind, poshtë mesatares së BE-së dhe jo larg nga performancave më të mira ekonomike.

Kuotat më të ulëta u regjistruan në Çeki, 2.5 për qind; në Maltë, 2.7 për qind dhe në Poloni, 2.8 për qind. Ndërsa më të lartat ishin në Spanjë dhe Greqi, përkatësisht 11.5 dhe 10.9 për qind.

Të rinjtë nën moshën 25 vjeç mbeten kategoria më e prekur, me një papunësi që llogaritet në 14 për qind në Bashkimin Evropian në tërësi dhe 13.8 në Eurozonë.

Të dhënat e Eurostat bazohen tek vlerësimi i Zyrës Ndërkombëtare të Punës mbi papunësinë. Të papunë konsiderohen ata që kanë kërkuar një vend në 4 javët e fundit dhe që janë në gjendje të nisin një detyrë në 2 javët e ardhshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë

Numri i të rinjve refuzojnë shërbimin ushtarak të armatosur në Gjermani është rritur ndjeshëm këtë vit, duke minuar një përpjekje të Berlinit për të krijuar ushtrinë më...
21:12 | 14/07/2026

Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje

Ministri i Jashtëm Rus Sergey Lavrov ka deklaruar se sulmet e SHBA-së ndaj Iranit i japin fund mundësisë për një marrëveshje të përkohshme paqësore. Ai...
19:19 | 14/07/2026

BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA

Një zëdhënës i BE-së ka kundërshtuar pohimin e administratës Trump se gjykata ndërkombëtare penale përbën një kërcënim për sovranitetin e SHBA-së, një ditë pasi qeveria...
18:16 | 14/07/2026