Bilanci i një muaji | Çfarë arriti SPAK-u në dhjetor të 2022-shit

12 Janar 2023 | 12:25

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka publikuar treguesit e punës për muajin dhjetor të vitit 2022.

Përmes një njoftimi, SPAK-u ka deklaruar se gjatë dhjetorit, janë paraqitur 8 kallëzime penale, nga të cilat, për 5 kallëzime është vendosur mosfillim i hetimeve.

Gjithashtu, janë regjistruar 7 procedime penale, nga të cilët, 2 procedime për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar dhe 5 procedime për vepra penale që lidhen me korrupsionin.

Po në dhjetor të 2022, SPAK-u ka sekuestruar 12 pasuri të paluajtshme, 4 pasuri të luajtshme  dhe subjekte tregtare.

Ndër të tjera, theksohet se është bërë shpallja në kërkim ndërkombëtar e 6 shtetasve shqiptarë si dhe janë transmetuar pranë autoriteteve të huaja 4 kërkesa për ekstradimin nga Jashtë në Shqipëri të këtyre personave.

Njoftimi i plotë

Janë paraqitur 8 kallëzime penale, nga të cilat, për 5 kallëzime është vendosur mosfillim i hetimeve. Janë regjistruar 7 procedime penale, nga të cilët, 2 procedime për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar dhe 5 procedime për vepra penale që lidhen me korrupsionin. Janë dërguar për gjykim 9 procedime penale me 90 persona të pandehur, nga të cilët, 2 procedime me 40 persona të pandehur për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar dhe 7 procedime me 50 persona të pandehur për vepra penale që lidhen me korrupsionin. Bazuar në kërkesat e paraqitura nga Prokuroria e Posaçme, janë miratuar nga Gjykata e Posaçme masa sigurimi personal ndaj 2 personave nën hetim. Pas kërkesave përfundimtare të prokurorëve të posaçëm, janë dhënë nga Gjykata e Posaçme 4 vendime themeli, janë deklaruar fajtorë 21 persona të pandehur.

Në kuadër të ligjit antimafia janë dhënë nga gjykata 2 vendime sekuestrimi sipas të cilëve janë sekuestruar:

12 pasuri të paluajtshme;

4 pasuri të luajtshme;

5 subjekte tregtare.

Janë ekzekutuar gjithsej 4 vendime penale të formës së prerë; nga këto, 1 (një) vendim ka marrë formë të prerë në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë dhe 3 në Gjykatën e Posaçme të Apelit. Janë nxjerrë urdhra ekzekutimi për 12 të dënuar. Janë vënë në ekzekutim 2 letërporosi ardhur nga autoritetet e huaja të drejtësisë, si dhe janë dërguar 6 letërporosi për ekzekutim pranë autoriteteve të huaja. Është bërë shpallja në kërkim ndërkombëtar e 6 shtetasve shqiptarë si dhe janë transmetuar pranë autoriteteve të huaja 4 kërkesa për ekstradimin nga Jashtë në Shqipëri të shtetasve shqiptarë.

Sa i përket skuadrave të përbashkëta hetimore në kuadër të procedimeve penale në hetim janë mbajtur 5 takime koordinuese me autoritetet e huaja, palë në këto marrëveshje nga të cilat 1 (një) takim është zhvilluar jashtë vendit dhe 4 takime janë zhvilluar nëpërmjet video-konferencës. Prokurorët e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kanë marrë pjesë edhe në 2 Takime/ Konferenca. U është kthyer përgjigje e plotë 23 kërkesave zyrtare për informacion ardhur nga media dhe shtetas shqiptarë. Është monitoruar ecuria e realizimit të treguesve të buxhetit të SPAK për muajin Dhjetor 2022;

Janë përditësuar të dhënat në sistemin AFMIS lidhur me fazën e III të PBA 2023-2025, në zbatim të Ligjit Nr. 9936/2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar dhe Ligjit 84/2022 “Për buxhetin e vitit 2023”; Është realizuar detajimi i shpenzimeve buxhetore për vitin 2023 në nivel njësie shpenzuese; Janë nënshkruar 14 kontrata furnizim malli/shërbimi në përfundim të procedurës së prokurimit të iniciuar;

Ka filluar procedura për hartimin e regjistrit vjetor të parashikimeve për prokurimin publik, mbështetur në nevojat për punë, mallra dhe shërbime për vitin buxhetor 2023, në përputhje me formën, mënyrën dhe afatin e parashikuar në ligjin Nr.162, datë 23.12.2020 “Për Prokurimin Publik”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026