Bilanci javor i COVID-19 në rajon, vala e re shkakton 67 viktima e mbi 2700 të infektuar
Përfundimisht një valë e re infektimi me COVID-19 ka përfshirë Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë, Bosnje e Hercegovinën dhe Kosovën. Të dhënat e javës së fundit janë shqetësuese me rekorde viktimash dhe infektimesh ditore.
Rreth 60 viktima dhe mbi 2,000 raste të reja u regjistruan javën që lamë pas në këto 4 shtete të Ballkanit Perëndimor.
Nga ky bilanc, situata më e rëndë po paraqitet në Maqedoninë e Veriut. Atje pati 45 viktima dhe 1,137 raste të reja me COVID-19 – 17 viktima u regjistruan vetëm në fundjavë, rekord për vdekjet ditore të shtunën me 9 të vdekur ndër pacientët e infektuar.
Në 5 nga 7 ditët e fundit, në Shqipëri pati rekord rastesh të reja duke nisur nga 9 qershori me 36 raste e duke përfunduar të martën me 82.
Për Maqedoninë e Veriut rekordi i ri u vendos të shtunën me 194 raste ditore, për Bosnje e Hercegovinën të hënën me 147 dhe gjithashtu për Kosovën të hënën me 129.
Situata po bëhet shqetësuese, aq sa autoritetet po rimendojnë planet e masave duke apeluar përdorimin e maskave në përditshmëri dhe kujdes të shtuar të qytetarëve.
Në vendet e tjera të rajonit, Mali i Zi vazhdon të shijojë situatën post-pandemike me asnjë rast të ri. Kroacia po i afrohet kësaj gjendjeje me një tjetër javë që pa shifrat e infeksionit të ishin nën kontroll.
Ndërkohë Serbia shënoi tjetër javë me një bilanc me prirje në ulje të shpërhapjes së COVID-19.
Të infektuarit
Bilancit rajonal të pandemisë iu shtuan javën që lamë pas (8 qershor – 15 qershor) 2,758 të infektuar të tjerë – një prirje në rritje me 1 mijë më shumë se prirja e një jave më parë (1-8 qershor) dhe pothuajse trefish se dy javë më parë (25 maj – 1 qershor).
Tashmë totali rajonal në gjithë Ballkanin Perëndimor bën fjalë për 25,607 të infektuar.
Gjatë kësaj jave shumica e rasteve të reja ishin në Maqedoninë e Veriut (1,137 raste) dhe Serbi (471 raste), por vlen të theksohet se Shqipëria, Bosnje e Hercegovina dhe Kosova patën prirje në rritje me rreth trefishin e të infektuarve krahasuar me një javë më parë: 409 në Shqipëri, 381 në Bosnje e Hercegovinë, 352 në Kosovë.
Kroacia është pranë daljes zyrtare nga pandemia, pasi këtë javë regjistroi vetëm 8 raste të reja çka u ka shtuar optimizmin autoriteteve optimiste se situata mund të lehtësohet edhe më tej.
Mali i Zi ka dalë zyrtarisht nga pandemia prej 25 majit dhe po menaxhon hapjen e kufijve dhe sezonit turistik.
Viktimat
Për të tretën javë radhazi Maqedonia e Veriut ishte vendi me më shumë viktima në rajon, kësaj here me shifrat rekord të 45 të vdekurve mes pacientëve me COVID-19.
Viktima pati në të gjitha vendet e tjera: 8 në Bosnje e Hercegovinë, 4 në Serbi, 3 në Shqipëri, 3 në Kosovë dhe 3 në Kroaci.
Në total në gjithë rajonin pati 67 vdekje, më shumë se dyfishi i prirjes së një jave më parë (1-8 qershor).
Në raport me popullsinë bilanci vazhdon të rëndohet në Maqedoninë e Veriut, e cila ka mesataren më të lartë në rajon me 97 vdekje për çdo 1 milion banorë.
Në këtë statistikë Shqipëria është ajo që ka të dhënat më të lehta – 13 vdekje për çdo 1 milion banorë.
Nga statistikat e përgjithshme vlen të thuhet se Shqipëria e Kosova kanë pothuajse të njëjtin raport të testeve, të infektuarve, shërueshmërisë por dhe vdekshmërisë.
Megjithatë duhet theksuar se Shqipëria e Kosova mbeten shumë prapa për sa i përket numrit të testimeve – Maqedonia e Veriut ka testuar sa dyfishi, ndërsa Serbia 15 herë më shumë.
Lexoni gjithashtu:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush