Binjakët e lindur 18 javë para kohe regjistrohen në Librin e Rekordeve Guinness

Binjaket
7 Mars 2023 | 12:09

Zyrtarët e Librit të Rekordeve Guinness kanë shpallur Adia dhe Adriaal Nahadaraja nga Kanadaja, të lindura në javën e 22-të të shtatzënisë, si binjakët më të hershëm të lindur para kohe në botë.

Adija dhe Adrijal tani janë një vjeç dhe gjatë jetës së tyre të shkurtër tashmë janë përballur me probleme serioze shëndetësore, transmeton BBC.

Mjekët i thanë nënës së binjakëve, Shakina Rajendram, lindja e së cilës filloi në javën e 21-të, se fëmijët nuk kishin asnjë shans për të mbijetuar.

Siç tregoi Kevin Nahadaraj, babai i binjakëve të lindur para kohe, në spital u thanë se nuk mund t’i ndihmonin për një shtatzëni të tillë. Për fat të mirë, çifti mundi të transferohej në Spitalin Mount Sinai në Toronto, i cili ka një njësi të specializuar të kujdesit intensiv neonatal.

Nëse binjakët do të kishin lindur një orë më parë para javës së 22-të të shtatzënisë, spitali nuk do të ishte përpjekur t’u shpëtonte jetën.

Në fund, fëmijët kanë lindur dy orë pasi kanë hyrë në javën e 22-të të shtatzënisë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë

Numri i të rinjve refuzojnë shërbimin ushtarak të armatosur në Gjermani është rritur ndjeshëm këtë vit, duke minuar një përpjekje të Berlinit për të krijuar ushtrinë më...
21:12 | 14/07/2026

Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje

Ministri i Jashtëm Rus Sergey Lavrov ka deklaruar se sulmet e SHBA-së ndaj Iranit i japin fund mundësisë për një marrëveshje të përkohshme paqësore. Ai...
19:19 | 14/07/2026

BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA

Një zëdhënës i BE-së ka kundërshtuar pohimin e administratës Trump se gjykata ndërkombëtare penale përbën një kërcënim për sovranitetin e SHBA-së, një ditë pasi qeveria...
18:16 | 14/07/2026