Bisedë telefonike Trump-Von der Leyen, zbatimi i tarifave shtyhet deri më 9 korrik
Administrata amerikane ka deklaruar se do të shtyjë zbatimin e tarifës prej 50 për qind për produktet që vijnë nga Bashkimi Evropian, nga 1 qershori kur ishte planifikuar deri më 9 korrik.
Presidenti Donald Trump tha se, pas një “telefonate të mirë” me presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen kishte pranuar të zhvendoste datën për t’u dhënë kohë negociatave me bllokun.
Më herët gjatë muajit, Trump kishte kërcënuar me një taksë prej 50 për qind mbi të gjitha produktet evropiane dhe kishte akuzuar bllokun me 27 anëtarë se ishte formuar posaçërisht për të përfituar nga Shtetet e Bashkuara.
Gjithashtu, Trump kishte thënë se Unioni kishte qenë një interlokutor shumë i vështirë dhe se negociatat me të po shkonin në rrugë pa krye.
Duke reaguar ndaj lajmit të fundit, presidentja Von der Leyen deklaroi se BE dhe Shtetet e Bashkuara ndajnë së bashku marrëdhënien tregtare më të ngushtë dhe më funksional në botë.
“Evropa është gati të çojë përpara bisedimet me shpejtësi dhe vendosmëri. Për të arritur një marrëveshje të mirë, na nevojitet kohë deri më 9 korrik”, tha Von der Leyen në një postim në rrjetin “X”.
Javën e kaluar, komisioneri evropian për Tregtinë dhe Sigurinë Ekonomike, Maroš Šefčovič iu përgjigj kërcënimit të presidentit amerikan se Unioni është i angazhuar për një zgjidhje që “funksionon për të dyja palët dhe që është e bazuar tek respekti dhe jo kërcënimet”.
SHBA feston 250-vjetorin e Pavarësisë. Trump: Amerika, gjithmonë e para!
Kremlini: Po krijojmë një “zonë tampon” përgjatë kufirit me Ukrainën
Pas 22 vitesh, Turqia pret samitin e NATO-s, mbledh 32 vende anëtare për të menaxhuar krizat globale
- 16:38 SHBA feston 250-vjetorin e Pavarësisë. Trump: Amerika, gjithmonë e para!
- 16:29 80 ampula fentanil të vjedhura nga spitali në Romë, nis hetimi për trafikim
- 16:21 Kremlini: Po krijojmë një “zonë tampon” përgjatë kufirit me Ukrainën
- 16:17 Pas 22 vitesh, Turqia pret samitin e NATO-s, mbledh 32 vende anëtare për të menaxhuar krizat globale
- 16:13 Shpërthen kolera në perëndim të Sudanit, 30 persona humbin jetën, 800 të tjerë të infektuar
- 16:10 Kina synon të eksportojë robotë për zbulimin dhe mbrojtjen e kabllove nënujore