Bisedimet SHBA-Iran, analisti: Mungon besimi mes palëve, situata mbetet e brishtë

11 Prill 2026 | 20:44

I ftuar në një lidhje live për emisionin “Balkan Talks” në Euronews, analisti politik Melazim Koci foli për zhvillimet më të fundit në Lindjen e Mesme.

Ai theksoi se dinamika aktuale e situatës nuk është në favor të Izraelit, ndërsa shtoi se situata mbetet e brishtë, me mungesë besimi mes palëve dhe me një mundësi të ulët për një epilog pozitiv të bisedimeve aktuale.

Ai shtoi se, nëse nuk arrihet një marrëveshje, programet bërthamore dhe ato të dronëve të Iranit do të mbeten aktive, gjë që sipas tij e bën situatën të papranueshme për Izraelin.

“Kjo paqe në thonjëza nuk është në favorin e Izraelit. Nëse mbetet ky pozicion, madje edhe nëse hapet Ngushtica e Hormuzit, ky do të jetë një pozicion jo i favorshëm për Izraelin, sepse dy objektivat kyçe do të mbeten të paprekura sa i përket Izraelit. Pra programi bërthamor do të mbetej i paprekur. Nëse nuk do të ketë marrëveshje dhe unë thjesht druaj, dyshoj që do të ketë. Dhe e dyta programi balistik dhe i dronëve ende funksionon. Unë nuk besoj në rezultat pozitiv të bisedimeve iraniano-amerikane. Mendoj që për shkak të pozicionimit të drejtë neutral të Brukselit, të Bashkimit Evropian si tërësi, ndërhyrja e tyre do të ishte ndihmuese, sepse në njërën anë do të ishte presion diplomatik i nivelit të lartë mbi Teheranin. Dhe e dyta, nuk besoj që Teherani me lehtësi do të mund të refuzonte një gjë të tillë, sepse Bashkimi Evropian ka pasur siç e dini pozicion shumë neutral”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pse Evropa i tha jo Serbisë? Bytyçi jep arsyet e refuzimit për anëtarësim në BE

Profesori Enver Bytyçi i ftuar këtë të shtunë në emisionin ‘Balkan Talks’ me Franko Egron në Euronews Albania ka folur lidhur me refuzimin e 8...
19:12 | 11/07/2026

“Dorëheqja e Vuçiç do ndryshonte gjithçka në Serbi”, analisti: Ja kush do kishte përparësi

Në një lidhje live për Euronews Albania me gazetarin Franko Egro, analisti Valon Arifi komentoi zhvillimet e fundit politike në Serbi dhe mundësinë e zgjedhjeve...
18:30 | 27/06/2026

Eksperti: Vuçiç për disa javë do japë dorëheqjen si president

Aktivisti Valon Arifi i ftuar këtë të shtunë në emisionin ‘Balkan Talks’ në Euronews Albania ka folur lidhur me mitingun që do të zhvillohet në...
18:20 | 27/06/2026