Bisedimet sjellin shpresë për një armëpushim në Jemen

9 Prill 2023 | 18:16

Një delegacion i Arabisë Saudite po qëndron në Sana të Jemenit për bisedime me lëvizjen rebele Huthi, bisedime që synojnë arritjen e një armëpushimi të ri, potencialisht të përhershëm.

Po ashtu, ekipi ndërmjetësues nga Omani ka udhëtuar për në Jemen. Kryeqyteti jemenas kontrollohet nga rebelët Huthi që kur ata larguan forcat e Qeverisë së Jemenit më 2015. Pak pas kësaj, shpërtheu lufta midis rebelëve Huthi dhe koalicionit të udhëhequr nga sauditët, që mbështesin Qeverinë jemenase.

Lufta ka vazhduar që atëherë, duke vrarë dhjetëra mijëra jemenas, teksa rreth 80 për qind e popullatës varet nga ndihmat. Ende nuk ka konfirmim zyrtar nga pala saudite, por mediat e lidhura me rebelët Huthi kanë raportuar se delegacionet e sauditëve dhe nga Omani gjenden në Sana.

Një fotografi e publikuar ka shfaqur liderin e rebelëve Huthi, Mohammed Ali al-Houthi duke u përshëndetur me një zyrtar saudit. Shtrëngimi i duarve mes kreut të rebelëve dhe zyrtarit saudit, po shihet si shenjë e rëndësishme për vullnet nga të dyja palët për të arritur një marrëveshje që mund t’i japë fund luftës.

Disa media, kanë raportuar se një marrëveshje mund të nënshkruhet para fundit të muajit. Megjithatë, nuk është publikuar asnjë detaj i ndonjë marrëveshjeje eventuale. Këto bisedime janë nismë paralele me procesin e Kombeve të Bashkuara, që rezultoi me një armëpushim të përkohshëm vitin e kaluar.

Por, konflikti në Jemen është kompleks dhe një armëpushim i përhershëm mes koalicionit të udhëhequr nga sauditë dhe rebelëve Huthi jo domosdo do t’i jepte fund luftimeve. Kjo pasi në Jemen ka edhe fraksione të tjera, sikurse Al-Kaida, që ende luftojnë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026