Bitcoin rimëkëmbet me 90,000 dollarë pas tronditjes së së hënës

3 Dhjetor 2025 | 08:34

Bitcoin-i e kaloi sërish pragun e 90.000 dollarëve, një rritje që erdhi pas korrigjimit të ashpër të së hënës, i cili zhduku gati 1 miliard dollarë dhe e zuri në befasi Wall Street-in.

Tregu mori “frymë”, por analistët paralajmërojnë se klima mbetet e brishtë, me shenja stresi në të gjithë ekosistemin e kriptomonedhave.

Bitcoin u rrit deri në 6,8%, duke arritur në 92.323 dollarë, ndërsa Ether shënoi kërcim mbi 8%, duke kaluar sërish mbi 3.000 dollarë. Tokena më të vegjël si Cardano, Solana dhe Chainlink regjistruan rritje mbi 10%.

Tregtarët ia atribuojnë këtë reagim një vale lajmesh pozitive: kreu i SEC, Paul Atkins, foli për prezantimin e afërt të masave që do të mbështesin një “përjashtim inovacioni” për kompanitë e aktiveve digjitale, ndërsa Vanguard njoftoi se do të lejojë tregtimin e ETF-ve dhe fondeve të përbashkëta që investojnë kryesisht në kripto.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës kritike, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike

Lituania ka informacione se Rusia po planifikon sulme ndaj infrastrukturës dhe siguria rreth vendeve të energjisë dhe transportit do të forcohet si masë paraprake, tha...
09:34 | 15/07/2026

17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit

Një total prej 17 anijesh tregtare kaluan tranzit në Ngushticën e Hormuzit të martën, me vetëm 10 prej tyre që niseshin nga Gjiri Persik, sipas...
09:09 | 15/07/2026

Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer

Piloti heroik që arriti të ulte në mënyrë të sigurt një Airbus me të paktën 150 pasagjerë në bord, i cili kishte humbur të dy...
09:01 | 15/07/2026