Bizneset gjermane në Shqipëri, skeptike për të ardhurat në 2021, kërkojnë ulje të taksave
Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri (DIHA) publikoi sot rezultatet e një anketimi lidhur me ndikimin ekonomik të COVID-19 tek sipërmarrjet gjermane në vend.
Pandemia përveçse shkaktoi një klimë të trazuar ekonomike për vitin që lamë pas, duket se i ka lënë në mjegull pritshmëritë e sipërmarrjeve gjermane për vitin e ardhshëm tatimor, sipas anketës.
Ata sugjerojnë që qeveria të ulë ose të shtyjë detyrimet e taksave, të pakësojë detyrimet e pagave për të mos detyruar bizneset të shkurtojnë vendet e punës, akses më të lehtë në kreditë e garancisë sovrane dhe jo masa të tjera kufizuese në lëvizje.
71% e bizneseve të pyetur e shihnin perspektivën e kompanisë në 12 muajt e ardhshëm si në stanjacion (33%), të pafavorshme 33% dhe shumë të pafavorshme 5%.
Të dhënat e anketës së realizuar në nëntor 2020 mbi 42 sipërmarrje, tregojnë se bizneset gjermane në Shqipëri janë në shumicë skeptike për ecurinë e bizneseve të tyre, pasi besojnë se pandemia ose nuk do të sjellë progres ose do ta përkeqësojë gjendjen.
Sektorët kryesor ishin tregtia, shërbimet e konsulencës, transporti/logjistika.
57% e tyre u shprehën se prisnin ulje të të ardhurave për vitin 2020 krahasuar me një vit më parë, ndërsa vetëm 14% raportuan se prisnin rritje të të ardhurave.
Punësimi është gjithashtu një pikë e marrë në shqyrtim, ku shumica nuk parashikuan ndryshime ndërsa 29% thanë se presin ulje të punonjësve të tyre për muajt e ardhshëm.
Duke vlerësuar dy paketat e ndihmës nga qeveria shqiptare, bizneset gjermane i cilësuan ato si pak ndihmuese (40%), aspak ndihmuese (38%), ndihmuese (17%) dhe shumë ndihmuese (5%).
Arsyet kryesore të raportuara nga bizneset për ndikimin e pandemisë ishin: ulja e porosive, pakësimi i fuqisë blerëse, aktivitetet e palejuara prej masave kundër Covid, më pak vizitorë/klientë, më pak forcë pune e disponueshme, ulje e eksporteve dhe ulje e çmimeve në industri.
Shoqata e Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri zbuloi se masat kryesore që bizneset ishin detyruar të ndërmerrnin lidheshin me përdorimin e rezervave të biznesit, kreditë dhe rritja e investimeve nga pronarët.
Anketa gjeti se bizneset planifikonin të hiqnin nga puna staf nëse situata mbetej e njëjtë në 67% të të anketuarve.
Sipas ambasadori gjerman në Shqipëri, z. Peter Zingraf një pjesë e madhe e potencialit të Shqipërisë në aspektin tregtar mbetet e pashfrytëzuar. Ambasadori megjithatë vlerësoi rritjen e vëllimit tregtar mes Gjermanisë dhe Shqipërisë vitet e fundit dhe në rrugën e integrimit në BE nga vendi ynë.
“Sipërmarrje gjermane dhe të huaja vazhdojnë të shprehin tepër shpesh skepticizmin e tyre lidhur me mjedisin e biznesit në Shqipëri. Ata pyesin, nëse do të mund të gjejnë këtu mjaftueshëm siguri ligjore dhe transparencë,” raportoi ambasada gjermane të ketë thënë z. Zingraf.
“Me gjithë përpjekjet e shumta, ekziston nevoja që të ndërmerren hapa të mëtejshëm në mënyrë që klima e investimeve të përmirësohet dhe zhvillimi ekonomik i vendit të ecë përpara. Vendimtare këtu janë siguria ligjore dhe transparenca. Vijimi i reformës në drejtësi dhe asaj në administratë vazhdojnë të jenë me rëndësi thelbësore për demokracinë, ekonominë dhe integrimin evropian. Në këtë rrugë Shqipëria mund të vazhdojë të ketë besim në mbështetjen e Gjermanisë,” përmbylli ai.
Rezultatet u prezantuan në një aktivitet virtual në praninë e Presidentes së DIHA-s znj. Stephanie Sieg, Ministres së Financave dhe të Ekonomisë znj. Anila Denaj, Ministrit të Shtetit z. Eduard Shalsi si dhe organizatave anëtare të DIHA-s dhe organizatave të tjera ndërkombëtare.
Tatimet kontrollojnë individët me të ardhura të larta, gjenden 770 mijë euro të dyshimta
Shkeljet dhe evazioni në pikat e këmbimit valutor, BSH heq 83 licenca
Guvernatori Sejko takon Përfaqësuesin e ri Rezident të BERZH-it në Shqipëri, Hannes Takacs
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë