Bizneset në Vlorë kërkojnë punëtorë në “rrugë”, interes i lartë i të rinjve
Në Lungomare operatorët turistikë kanë zbritur në rrugë në kërkim të fuqisë punëtore për përballimin e sezonit turistik të pritshëm.
Bizneset e turizmit i janë bashkuar nismës “Fillo sot”, e cila ka për synim punësimin e grave dhe vajzave. Për iniciatoren e nismës, aktivisten Ina Kollçaku interesi i operatorëve të turizmit në Vlorë ka qenë tepër I lartë.
“Sot jemi në Lungomare, pastaj në universitet duke u përpjekur që studentët t’i mbajmë edhe për sezonin këtu dhe mendoj që është një kontribut shumë i madh qytetar edhe për turizmin”, thotë Kollçaku.
Anisa Ceno një prej menaxhereve të sektorit hotelier tha për Euronews Albania se ishte pikërisht mungesa e fuqisë punëtore arsyeja e përfshirjes në këtë nismë.
“Kjo nismë nisi nga mungesa ime personale për staf, nga kërkesa shumë e lartë pasi jemi para sezonit veror dhe është shumë e rëndësishme që njerëzit t’i grumbullojmë në këtë moment, pa ikur në qytete të tjera apo pa ikur jashtë shtetit, duke ju ofruar punë të mira”, shprehet Anisa Ceno, menaxhere.
Nismës i është bashkuar një pjesë e mirë e bizneseve të qytetit ndërsa interesi ka qenë i lartë nga studentët të cilët janë të fokusuar më së shumti drejt punësimit sezonal në sektorin e turizmit.
“Sot po plotësohen formularët me të dhënat e personave, pozicionin e punës që ata kërkojnë dhe padyshim edhe rrogën se për atë vijnë në punë është shumë e rëndësishme dhe ne do të krijojmë urën lidhëse ndërmjet kërkesës për punë karakteristikave që ata kanë dhe çfarë kërkesash kanë bizneset, ti drejtojmë në bizneset e duhura”, tregon Ceno.
Më shumë se 120 aplikime janë regjistruar në këto dy ditë si kërkesa për t’u punësuar, ndërsa vendet më të kërkuara mbeten shërbimet në turizëm si recepsion apo kamerier.
LEXONI GJITHASHTU:
- Mungojnë punëtorët në Gjirokastër, rritja e turistëve shton nevojën për shërbime
- Po vijnë punëtorë nga Nepali, zëvendësojnë bangladeshasit që braktisën Shqipërinë
Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar
Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Tepelenë, maunia përplas motoristin
Ministrja Ismaili: Fondi 4 mln euro për koncertin e Kanye West shpëtoi imazhin e Shqipërisë
- 22:02 Aliaj nga “Review”: Ka turistë që vinë me bukë me vete si në kohën e Enverit kur iknim për punë
- 21:34 Nuk mjafton lufta në Iran: “Super El Niño” mund të shkaktojë rritje të çmimeve të ushqimeve deri në vitin 2028
- 20:57 Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar
- 20:46 Nga Trump, tek Meloni: Në Iran publikohet “lista e hakmarrjes”
- 20:23 21-vjeçari shqiptar në Itali akuzohet për abuzim ndaj turistes gjermane: Më dehu dhe përfitoi
- 20:10 Vijon dita e 43 e protestës qytetare në Tiranë