Bizneset VIP 113 mln euro detyrime, 308 subjekte s’kanë paguar TVSH-në
Numri i bizneseve VIP me detyrime të prapambetura te Tatimet është i papërfillshëm në krahasim me totalin e sipërmarrjeve debitore.
Por, pesha që zënë detyrimet e tyre në krahasim me stokun e këtyre detyrimeve shkon në 10 për qind.
Stoku i detyrimeve të prapambetura të 308 bizneseve të mëdha është rreth 113 milionë euro, nga 1,15 miliard euro që janë detyrimet totale.
Sa i përket kohës së krijimit të këtyre detyrimeve, pjesa më e madhe është në pesë vitet e fundit, ose rreth 105 milionë euro nga 113 milionë euro në total.
Sipas llojit, detyrimet që lidhen me tatimin e fitimit zënë peshën më të madhe me 67 milionë euro. Më pas ndjekin detyrimet e prapambetura që lidhen me pagesën e TVSH me 30 milionë euro dhe 16 milionë euro janë detyrime të tjera.
Detyrimet më të mëdha te tatimet janë raportuar nga rajoni qendror, me rreth 855 milionë euro. Rajoni verior ndjek më pas me 107 mln euro dhe rajoni jugor me 76 milionë euro.
LEXONI GJITHASHTU:
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West