Biznesi i vogël në Vlorë, pandemia uli fuqinë blerëse, 192 njësi tregtare ulën ‘qepenat’ përgjatë 1 viti

1 Prill 2021 | 11:51

Rënia e fuqisë blerëse, mungesa e turistëve dhe kufizimet e vendosura mbi bizneset për shkak të pandemisë, janë disa nga faktorët të cilët penalizojnë biznesin e vogël në qytetin e Vlorës.

Për Euronews Albania disa prej tyre shprehen se puna ka rënë dhe kanë nevojë për mbështetje, pasi rrezikojnë falimentimin.

“Nga vjet në mars e deri sot kemi qenë në një situatë financiare shumë të dobët. Shitjet janë thuajse inekzistente. Kemi përfituar vetëm tre paga prej 26 mijë lekë të reja në muaj në fillim të pandemisë dhe kaq. Taksat i paguajmë 100%”, u shpreh një biznesmen.

“Shitjet kanë rënë, konsumi gjithashtu, oraret kanë bërë të vetën. Taksat i paguajmë rregullisht, kemi nevojë për ndihmë nga qeveria”, tha një tjetër.

“Edhe pse kemi krijuar një biznes tonin vështirësitë janë të shumta. Kemi përfituar vetëm pagën e luftës me të cilën kemi mbyllur disa detyrime pasi jemi taksapagues të rregullt. Kemi nevojë për mbështetje, pasi edhe pse punojmë gjatë gjithë kohësh siç e shihni jemi bosh”, u shpreh biznesmeni.

Për kreun e dhomës së tregtisë dhe i industrisë edhe pse Vlora është një qytet ku forca më e madhe është sektori i turizmit, nuk duhet lënë jashtë vëmendjes biznesi i vogël, i cili është më i penalizuari gjatë periudhës së pandemisë.

“Një nga bizneset kryesore në Vlorë është biznesi i vogël, i cili gjatë këtij viti pandemik ky biznes ka pësuar një goditje goxha të madhe. Ne si Dhomë Tregtie i bëjmë thirrje qeverisë për një paketë të tretë ekonomike në mbështetje të biznesit të vogël për të mbijetuar dhe për tu rimëkëmbur”, tha Arben Breshani, kreu i Dhomës së Tregtisë dhe i Industrisë Vlorë.

Por, me gjithë problematikat e hasura ajo që bie në sy nga shifrat e dhëna për Euronews Albania nga drejtoria e tatimeve në Vlorë që nga nisja e pandemisë e deri më sot, 192 është numri i bizneseve të mbyllura në këtë qytet.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA-të shtrëngojnë kontrollin para Kupës së Botës, mbikëqyrje e veçantë për delegacionin iranian

Ndërsa afrohet fillimi i Kupës së Botës 2026, autoritetet amerikane kanë njoftuar kontrolle të hollësishme sigurie për të gjithë anëtarët e delegacionit iranian që udhëtojnë...
09:07 | 03/06/2026

Aksident i shumëfishtë në Levan-Tepelenë, përplasen 5 automjete

Një aksident i rëndë ka ndodhur të martën në aksin Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Fratar. Pesë automjete janë përplasur mes tyre, përfshirë edhe një...
14:20 | 02/06/2026

Gjurmët e konfliktit rajonal në turizëm, Hotelet në Dubai ofrojnë zbritje dhe paketa speciale për të tërhequr turistët

Turizmi në Dubai po shfaq shenja rimëkëmbjeje pas muajsh pasigurie të shkaktuar nga konflikti rajonal me Iranin, por autoritetet dhe bizneset e sektorit të mikpritjes...
07:45 | 02/06/2026