Biznesit i rritet taksa e pronës deri në 90%, preket vetëm Tirana, jo rrethet
Bizneset në Tiranë do të duhet të pagujnë një vlerë më lartë për taksën e ndërtesës. Sipas zonave në kryeqytet, ata do të derdhin në buxhet 2 mijë deri në 24 mijë lekë më shumë çdo vit.
Rritja e çmimeve të referencës për pronat në Tiranë, automatikisht do të shtrenjtojë edhe taksën e ndërtesës për bizneset.
Pagesat vjetore të tyre do të rriten nga 5 deri 91%, sipas zonave kadastrale në Tiranë. Kjo do të thotë se bizneset do të paguajnë nga 2 mijë deri në 24 mijë lekë më shumë se çmimi aktual vjetor.
Taksa e ndërtesës është e lidhur me sipërfaqen dhe vlerën e tregut, dhe si e tillë ajo është e ndryshme për cdo njësi tregtare.
Krahasuar në vlerë, taksa vjetore e ndërtesës që paguajnë bizneset me çmimet fiskale të 2023 është gati 9 herë më tepër se pagesat e familjarëve për taksën e apartamenteve.
Formula e llogaritjes së vlerës së taksës së ndërtesës ku zhvillohet aktiviteti ekonomik, parashikon që taksa është 0,2% e vlerës së dyqanit, ndërsa vlera e dyqanit në Tiranë llogaritet sa dyfishi i çmimit fiskal për metër katror të apartamenteve.
Për bizneset e rretheve niveli i taksës së ndërtesës nuk ndryshon, pasi nuk kanë ndryshuar çmimet e referencës, mbi bazën e të cilës llogaritet vlera e ndërtesës.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta