Rritet taksa e pronës, qeveria hedh për konsultim pr.ligjin që 3-fishon tarifat
Një projektligj i ri “Për taksën e pasurisë së paluajtshme” i hedhur për konsultim publik nga qeveria gjatë muajit gusht, parashikon që të rrisë ndjeshëm taksën e pronës. Si rrjedhojë e këtij projektligji rriten edhe tarifat mujore e vjetore të familjeve e bizneseve për pronat e paluajtshme që posedojnë.
Aktualisht, taksa e pasurisë në bazë të ligjit të vitit 2018 është 0,05% e vlerës së apartamenteve, ndërsa me projektligjin e ri parashikohet që të rritet duke shkuar nga 0.1% deri në 0.2%.
“Qëllimi i kësaj nisme është të mbështesë ndërtimin e një sistemi modern, funksional, transparent dhe të qëndrueshëm për taksimin e pasurive të paluajtshme, bazuar në vlerën e tyre të tregut, për të mundësuar rritjen e nivelit aktual të të ardhurave nga taksa e pasurisë dhe garantuar në njëjtën kohë, më shumë drejtësi për taksapaguesit e më pak kosto për administrimin e taksës. Kjo do të çojë në fuqizimin e njësive të vetëqeverisjes vendore dhe transformimin e tyre në njësi të konsoliduara financiare në të ardhmen”, thuhet në relacionin shoqërues të pr.ligjit të hedhur për konsultim.
Përveç rritjes së koeficientit, së fundmi është shtuar ndjeshëm dhe vlera e referencës mbi bazën e të cilit do të bëhet llogaritja e taksës, apo dhe çmimi i tregut.
Projektligji parashikon që të ardhurat në buxhetin e shtetit nga taksa e pasurisë të arrijnë në nivelin mes 0.7-1.1 për qind të PBB. Për banesat dhe pronat e tjera, ligji parashikohet të hyjë në fuqi në vitin 2026 ndërsa për truallin vitin 2028.
Familjet dhe bizneset shqiptare aktualisht paguajnë rreth 6.1 miliardë lekë në vit, si taksë mbi pronat e paluajtshme që ata kanë. Kjo është shifra e publikuar nga Ministria e Financave për vitin 2022 dhe korrespondon të jetë 0.3% e Prodhimit të Brendshëm Bruto.
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë