Bjellorusia raportohet se ka dënuar me vdekje një shtetas gjerman

19 Korrik 2024 | 19:52

Grupi për të drejtat e njeriut, Vyasna, tha më 19 korrik se gjykata rajonale në Minks ka dënuar me vdekje një shtetas gjerman.

Sipas këtij grupi, Rico Krieger, është dënuar me vdekje më 24 qershor nën akuzën se është mercenar. Po ashtu ai është akuzuar për terrorizëm, krijimin e një grupi ekstremist, dëmtimin me qëllim të një veture dhe operacione të paligjshme me armë zjarri dhe eksplozivë.

Gjykata ka refuzuar të japë detaje për akuzat ndaj Kriger kur është kontaktuar përmes telefonit nga Radio Evropa e Lirë.

Ambasada gjermane në Minks i tha Radios Evropa e Lirë se është informuar për gjykimin ndaj shtetasit gjerman, por nuk dha më shumë detaje.

Grupi Vyasna tha se gjykimi ndaj Krieger, 30 vjeç, nisi në Minks më 6 qershor. Ky është gjykimi i parë për një mercenar në Bjellorusi.

Bjellorusia është shteti i vetëm evropian që ende aplikon dënimin me vdekje.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria dhe Mali i Zi do të mbyllin të martën kapituj të tjerë në bisedimet për anëtarësim në BE

 Shqipëria dhe Mali i Zi do t’i mbyllin kapitujt e radhës në bisedimet e tyre me Bashkimin Evropian për anëtarësim në bllokun evropian, gjatë një...
19:39 | 10/07/2026

Shtetet baltike thërrasin të dërguarit rusë për pretendime të rreme për deportim

Lituania dhe Estonia kanë thënë se Kremlini ka përhapur pretendime të rreme në lidhje me dëbimet e rusishtfolësve nga shtetet baltike, në një përpjekje për...
19:34 | 10/07/2026

Festimet për fitoren e Francës kthehen në tragjedi, 17-vjeçarja bie nga kamioni dhe shtypet prej tij

Një vajzë 17-vjeçare ka humbur jetën gjatë festimeve pas fitores së Francës ndaj Marokut, bëjnë me dije shërbimet e emergjencës franceze. Ngjarja ndodhi në Aulnoye-Aymeries,...
19:11 | 10/07/2026