Bledi Çuçi: Po mbështesim agro-përpunimin për të ulur dëmet në bujqësi

13 Prill 2020 | 18:14

Ndonëse coronavirusi nuk ka penguar prodhimin dhe shitjen e produkteve të fermerëve, ata kanë hasur jo pak në vështirësi gjatë masave kufizuese. Ministri i Bujqësisë, Blendi Çuçi gjatë një interviste për ‘Ilva Now’, tha se investimet po fokusohen tek sektori i agro-përpunimit në mënyrë që të kompensohet dëmi.

“Çmimi i fruta-perimeve sidomos për ato që shkojnë për eksport varet shumë nga konjektuara ndërkombëtarë që nuk lidhen domosdoshmëri me cilësinë dhe koston e produktit. Kanë pasur luhatje të çmimit në treg për luleshtryllen  dhe kastravecin. Jemi fokusuar dhe tek agro-përpunimi që të kompensojmë uljen e dëmeve në mënyrë që të gjithë këto nuk do të shiten si produkte të freskëta, të mos hidhen në kanal por do t’i kalojnë agro-përpunimit. Kemi financuar rritjen e sektorit të agro-përpunimit duke financuar kontrata deri në 60% të financimit”, u shpreh ministri.

Z. Çuçi duke folur për mënyrën e subvencionit që ofron qeveria shqiptare për fermerët, tha se ajo është e drejtpërdrejtë. “Çfarë paraje del nga buxheti shtetit për mbështetje në bujqësi, shkon direkt te fermeri”, tha ai.

Ministri i Bujqësisë foli më tej për zgjerimin e tregut të produkteve bujqësore shqiptare, duke e cilësuar si të vetmen mënyrë për të garantuar zhvillim të qëndrueshëm në këtë sektor, pasi tregu Shqipëri-Kosovë nuk është i mjaftueshëm.

“Ne duhet ta zgjerojmë tregun për produktet shqiptare. Nuk krijojmë dot zhvillim të qëndrueshëm të bujqësisë vetëm me 5 milionë shqiptar, ndaj duhet ta zgjerojmë tregun në eksport”, tha z. Çuçi.

Por ndërsa fruta-perimet kanë njohur rritje, sektori i peshkimit duket se është më i dëmtuari. Ministri tha se kjo vjen për shkak të rënies së kërkesës nga mbyllja e restoranteve dhe rënies së turizmit, por edhe pjesës së eksportit që ka qenë i bllokuar.

Sa i takon rezervave ushqimore, ministri tha se një nga aktet e para të qeverisë ka qenë urdhri për magazinat e mëdha që të sigurojnë rezerva për 3 muaj duke u garantuar se Rezervat e Shtetit do ua blejnë nëse u mbeten pa shitur.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021