Blendi Çeka: Me këtë projeksion, PS merr mbi 71 mandate
Sondazhi i katërt kombëtar me intervista të realizuara në harkun kohor 7 mars-31 mars, parashikon se 49% e votave do të shkojnë për PS dhe 40.5% për PD.
Pedagogu Blendi Çeka, thotë se nëse shifrat e sondazhit për prirjen e votës do reflektohen në kutinë e votimit Partia Socialiste merr mbi 71 mandate. Këtë deklaratë ai e bëri në studion e emisionit “Barometri Politik” në Euronews Albania.
Ai thekson se nëse gjërat vlerësohen në spektri e vullnetit palët politike janë në ekuilibër, por ky trend shtoi ai ndryshon në sistem.
“Diskutim që duhet të tregohemi pak të kujdesshëm. Po ta shikosh, ne ndodhemi përballë dy lloj realitetesh, po ta shohësh si vullnet të shprehur, pak ka shumë palët janë në ekuilibër. Si vullnet politik, ndërkohë në rast se këtë vullnetin e fut në sistem dhe se si përkthehet qark për qark dhe si fundosnin sistemi, unë kam përshtypjen se nuk reflektohet më e njëjta gjë. Kjo shifër që ka PS, ky është sondazh, është projeksion, shifra 49%, në 95% të rasteve jemi mbi 71 mandate, me atë shifër nëse do jetë reale në ditën e zgjedhjeve”, tha ai.
Lexoni gjithashtu:
43% – PS, 35.4% – PD, si do të votonin shqiptarët nëse zgjedhjet do të mbaheshin të dielën
Parashikimi i rezultatit të 25 prillit, ngushtohet hendeku mes PS dhe PD, LSI në rënie
Si ka ndryshuar mbështetja për partitë në 4 sondazhet e Barometrit Politik (Grafik)
Nikollë Lesi: Ja pse po të isha gjyqtar do ia jepja PD-në Berishës
Balina Bodinaku: Militantët nuk zhgënjehen kurrë nga një lider autoritar pasi kanë një raport idealizimi
Manjani: Maksimumi që mund të bëjë Basha është ndonjë LSI brenda PD. Ka çuar në Kuvend ligje fashiste
- 12:15 Protestuesit kërkojnë një Kryeministër, jo me më shumë se dy mandate! Përgjigjet për herë të parë Taulant Balla
- 12:00 Vala e të nxehtit në Spanjë, 212 viktima gjatë katër ditëve të fundit
- 12:00 Macron: Marina franceze ka kapur një tjetër tanker rus të “flotës në hije”
- 11:58 Balla: Nuk e njohim Sali Berishën si përfaqësues të protestës
- 11:55 Vlorë, IMT prisht 3 objekte në kuadër të projektit Transballkanike-Port-Lungomare 4
- 11:52 Rutte për Iranin: E rëndësishme që të mos marrë kurrë në dorë kapacitetet bërthamore