Manjani: Maksimumi që mund të bëjë Basha është ndonjë LSI brenda PD. Ka çuar në Kuvend ligje fashiste
Kryeministri Edi Rama vazhdon të jetë udhëheqësi më i pëlqyer nga shqiptarët, edhe pse shumica e tyre kanë mendim negativ për të, zbuloi Barometri në Euroneës Albania.
Për juristin Ylli Manjani, kreu i opozitës Lulzim Basha është në rënie dhe këto pikë nuk ka për t’i fituar më asnjëherë pasi opozita e tij i ka sjellë vetëm dëme opinionit publik.
Sipas tij, maksimumi që mund të bëjë Basha është të krijojë një LSI brenda PD.
Manjani tha se opozita që Basha po bën është konfuze dhe e rrezikshme. Ai i cilësoi fashiste dhe komuniste ligjet që opozita ka çuar në kuvend, duke iu referuar këtu ligjit për vetingun e politikanëve dhe ai që i shpall biznesmenët mafiozë.
“Një qeveri me origjinë nga komunizmi nuk merr vendime të tilla dhe ja lë këto partisë së djathtë. Kjo është e rrezikshme, dëmin në interesin publik dhe atë demokratik kjo opozitë e ka konsumuar. Lideri nuk bëhet kurrë lider kur falsifikon fjalët e veta, këtë vetëm Basha e ka bërë. Ndaj ka rënë në pikiatë për shkak të kontributit negativ që ka në interesin publik. Maksimumi mund të bëjë ndonjë LSI në të djathtë. Opozita duhet ta ndajë sa më parë kë ka udhëheqës”, tha Manjani.
LEXONI GJITHASHTU:
Nikollë Lesi: Ja pse po të isha gjyqtar do ia jepja PD-në Berishës
Balina Bodinaku: Militantët nuk zhgënjehen kurrë nga një lider autoritar pasi kanë një raport idealizimi
Manastirliu dhe Balluku pëlqehen nga shqiptarët për shkak të daljeve të shpeshta në publik, thotë gazetari Kikia
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)
- 08:20 Ushtria e Jordanisë rrëzon tre raketa të lëshuara nga Irani
- 08:14 Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës
- 08:13 “Sulmet do të vazhdojnë”, ndërsa përplasja për Hormuzin intensifikohet