Manastirliu dhe Balluku pëlqehen nga shqiptarët për shkak të daljeve të shpeshta në publik, thotë gazetari Kikia
Ogerta Manastirliu është ministrja që shqiptarët do të donin të shihnin sërish në kabinetin e qeverisë Rama 3, e ndjekur nga ministrja Belinda Balluku.
Gazetari Mentor Kikia tha se arsyet pse këto ministre janë më të preferuarat lidhet me performancën e ministrive të tyre dhe me prezencën në publik të dy ministreve.
Sipas z. Kikia, ministrja e Shëndetësisë Manastirliu i është prezantuar publikut në mënyrë konstante përmes daljeve në publik për vaksinat, gjendjen e spitale në raport me pandeminë, situatën ne COVID-19, situatë kjo që ka qenë me interes të madh për popullin shqiptar.
Nga ana tjetër, edhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Balluku ka qenë gjithashtu prezentë për publikun në daljet e saj për promovime rrugësh, autostradash etj.
Dy emrat e parë që u vijnë në mendje shqiptarëve kur bëhet fjalë për ministrat, janë ato që kanë dëgjuar më shpesh, sipas gazetarit Kikia dhe këto dy ministre janë shfaqur më tepër se të tjerat në publik.
“Njerëzit janë nisur nga dy pikë vlerësimi, cili emër i kujtohet në moment më pas, me çfarë ata mendojnë se ministrat kanë bërë”, u shpreh Mentor Kikia.
Mendimi i qytetarëve për ministrat socialistë është matur nga sontazhi i Euronews Albania, sontazh i cili është publikuar te Barometri ditën e sotme. Barometri do të rikthehet më 9 shtator për të shërbyer çdo javë si një matës i besuar i pulsit të shqiptarëve.
LEXONI GJITHASHTU:
Nikollë Lesi: Ja pse po të isha gjyqtar do ia jepja PD-në Berishës
Balina Bodinaku: Militantët nuk zhgënjehen kurrë nga një lider autoritar pasi kanë një raport idealizimi
Manjani: Maksimumi që mund të bëjë Basha është ndonjë LSI brenda PD. Ka çuar në Kuvend ligje fashiste
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë