Blendi Klosi prezantohet si drejtues politik i PS-së në Vlorë, zëvendëson Ahmetajn

4 Tetor 2022 | 15:26

Ish-ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi është prezantuar këtë të martë si drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Vlorës, pas largimit të Arben Ahmetajt nga ky post.

Edhe pse ishte lajmëruar se në prezantim do të ishte dhe Ahmetaj, ky i fundit ka munguar.

Lidhur me mungesën e Arben Ahmetajt në Vlorë, deputeti Damian Gjiknuri tha se për këtë është përgjigjur edhe kryeministri Edi Rama.

“Janë lëvizje normale para fushatave zgjedhore, ku secili lojtar pozicionohet në vendin e tij në mënyrë që skuadra të japë maksimumin e vet. Ahmetaj është lajmëruar, por mesa di, ka qenë i angazhuar me punë të tjera”, u shpreh Gjiknuri.

Në mbledhje, mungoi kryebashkiaku Dritan Leli, teksa Klosi shtoi se Partia Socialiste ka detyrë që të jetë bashkë me qytetarët.

“Mos u përpiqni të ndani popullin. Vlerësimi për gjithësecilin bëhet si u shërben qytetarëve. Shumë shpejt do të fillojmë procedurat për punën e kryetarëve të bashkive në të gjithë vendin”, theksoi ai.

Klosi ka qenë edhe më parë drejtues politik në Vlorë, në vitet 2007-2009.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS

Blendi Klosi, Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, ka folur këtë të mërkurë në Euronews Albania lidhur me zhvillimet politike brenda dhe jashtë PS-së. Klosi është...
21:56 | 15/07/2026

Berisha sqaron debatin me Ilirjana Kuçanajn: Rezoluta nuk u shqyrtua, nuk ishte paraqitur sipas statutit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka sqaruar për mediat debatin e zhvilluar me anëtaren e Këshillit Kombëtar, Ilirjana Kuçanaj, gjatë mbledhjes së forumit. Berisha...
21:31 | 15/07/2026

Berisha: Le t’u shprehim nderimin më të madh atyre dhjetëra mijëra qytetarëve që çdo natë luftojnë me me narko-diktaturën

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë në Këshillin Kombëtar të PD-së ditën e sotme, ku janë diskutuar çështje të aktualitetit kombëtar, përfshirë...
20:16 | 15/07/2026