Blerje e përbashkët e armëve, BE pajtohet me planin për Ukrainën
Shtetet e Bashkimit Evropian janë pajtuar që të përshpejtojnë dërgesat e furnizimeve me artileri dhe të blejnë më shumë municion për t’i ndihmuar Ukrainës, por ende duhet të punojnë se si t’i kthejnë këto synime në realitet.
Sipas një plani të përpiluar nga shefi i diplomacisë, Josep Borrell, shtetet e BE-së do të marrin stimuj financiarë prej 1 miliard eurosh për të dërguar më shumë artileri që ata kanë në Kiev, ndërkaq 1 miliard euro të tjera do të përdoren në blerjen e përbashkët të municioneve, shkruan REL.
“Ka pasur një pajtim të përgjithshëm për këtë procedurë, por ende ka pyetje që nuk kanë përgjigje. Gjithçka duhet të diskutohet në detaje”, tha Borrell, pas takimit të ministrave të Mbrojtjes së BE-së në Stokholm, mbledhje në të cilin mori pjesë edhe ministri i Mbrojtjes së Ukrainës, Oleksii Reznikov.
Borrell tha se shpreson që plani të finalizohet gjatë takimit të ministrave të Jashtëm dhe të Mbrojtjes më 20 mars.
Reznikov u bëri thirrje ministrave në Stokholm që të mbështesin planin estonian për shtetet e BE-së, në mënyrë që ato të bëhen bashkë dhe të blejnë 1 milion fishekë 155-milimetërsh këtë vit me një kosto prej 4 miliard eurosh, në mënyrë që forcat ukrainase të mund të nisin kundërofensivë ndaj forcave ruse.
Sulm i armatosur në jug të Tajlandës, vriten 5 anëtarë të forcave të sigurisë. Plagosen 6 persona
Rusia kufizon transportin detar gjatë natës në portin e saj më të madh të mallrave pas sulmeve me dronë ukrainasë
Burnham do të ulë tarifat e biznesit për baret, klubet dhe vendet e muzikës live
- 12:08 Lamallari në Kuvend: Policia vepron sipas ligjit, opozita të distancohet nga dhuna dhe personat me kapuç
- 11:58 Protesta jashtë Parlamentit, shoqërohen 5 persona. Momenti kur policia merr protestuesen (VIDEO)
- 11:53 Tabaku: Provoni të shkoni në protestë, Balla: Kuvendi duhet të dënojë ashpër dhunën kundër policisë
- 11:50 Protestuesi ndihet keq, humbet ndjenjat në mes të turmës! Mbërrin ambulanca
- 11:46 Kuvendi e miraton, më 30 korrik seanca e ardhshme plenare
- 11:25 Refuzohet kërkesa e PD për reformën territoriale, Berisha: Raporti juaj është i paligjshëm