Blerje online në kushte pandemie, zbatimi i distancimi social sjell lulëzimin e biznesit elektronik
Në pararojë të infektimit me Covid-19 shumë njerëz janë izoluar në shtëpitë e tyre, duke shmangur çdo lloj kontakti me pjesën e jashtme, qoftë edhe për të plotësuar nevojat e tyre bazë të furnizimit me ushqime (apo materiale të tjera të nevojshmë).
Në këto kushte, ka lulëzuar një formë e biznesit që përdorej shumë pak në vendin tonë përpara pandemisë, tregtia elektronike. Me lehtësinë e një butoni gjithkush mund të zgjedhë atë që dëshiron nga komoditeti i shtëpisë. Shumë biznese e kanë konvertuar mënyrën e tyre të operimit në këtë formë të shërbimit online për të mos humbur krejtësisht klientët.
Sapo porosia mbërrin menjëherë fillon përgatitja për ta dorëzuar brenda orarit të caktuar. Në këto kohë shumë biznese nuk kanë shumë ushqim stok pasi e dinë saktësisht se sa u duhet të shesin nga kërkesat e një dite më parë të marra në postën elektronike. Kjo shmang mundësinë që ushqimi të prishet për sa kohë konsumohet kur duhet. Ndërsa porosia bëhet gati, përpilohet edhe një faturë për t’u dorëzuar te klienti.
Të vemendshëm për të respektuar të gjitha masat e sigurisë puntorët përfundojnë porosinë dhe nisen për te konsumatori. Përpara se të afrohen te shtëpia e konsumatorit një konfirmim i fundit i adresës është i nevojshëm.
Me konfirmimin nga ana e klientit malli i kërkuar jepet në dorë ose nëse pagesa është bërë me anë të bankës mjafton të lihen te dera duke shmangur kështu çdo kontakt fizik të mundshëm me personat jashtë shtëpisë.
Tatimet kontrollojnë individët me të ardhura të larta, gjenden 770 mijë euro të dyshimta
Shkeljet dhe evazioni në pikat e këmbimit valutor, BSH heq 83 licenca
Guvernatori Sejko takon Përfaqësuesin e ri Rezident të BERZH-it në Shqipëri, Hannes Takacs
- 22:29 Për çfarë u përdorën 4 mln euro në koncertin e Kanye West? Erla pyet Vengun
- 22:27 Trajneri De la Fuente paralajmëron: Më e mira e Lamine Yamalit ende nuk ka ardhur
- 22:25 Italia ëndërron për Pep Guardiolën si trajner. Miqësia e tij me Maldinin shfrenon fantazitë
- 22:24 Vetëm 14 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në 24 orë
- 22:24 Iraola, trajneri i ri i Liverpoolit: Na duhen më shumë përforcime për të konkurruar
- 21:57 Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit