Blinken: Kina, kërcënimi më serioz dhe afatgjatë për rendin ndërkombëtar
Sekretari amerikan i Shtetit, Antoni Blinken deklaroi se Kina përbën kërcënimin më të serioz dhe afagjatë për rendin ndërkombëtar.
Deklaratën, Blinken e dha gjati një fjalimi në Universitetin George Washington të enjten.
“Edhe pse lufta e Presidentit Putin vazhdon, ne do të mbetemi të përqendruar në sfidën më serioze afatgjatë ndaj rendit ndërkombëtar dhe kjo është ajo e paraqitur nga Republika Popullore e Kinës”, tha Blinken.
Në lidhje me deklaratën e Blinken, reagoi zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Kinës, Wang Wenbin, shkruan Euronews.
Sipas Wenbin, qëllimi i SHBA-ve është që të ruajë hegjemoninë e saj dhe të mos lejojë zhvillimin e mëtejshëm të Kinës.
Marrëdhëniet SHBA-Kinë ranë në nivelin më të ulët në dekada nën administratën e ish-presidentit Donald Trump dhe janë përkeqësuar më tej me presidentin aktual Joe Biden.
Pak ditë më parë, Biden tha se Shtetet e Bashkuara do të ishin të gatshme për të ndërhynin ushtarakisht në rast se Kina do të pushtonte Tajvanin.
LEXONI GJITHASHTU
Vetëm 14 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në 24 orë
Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit
Vrasjet e Renee Good dhe Alex Pretti nga agjentët e ICE, zyrtarët e Trump dorëzojnë provat
- 22:29 Për çfarë u përdorën 4 mln euro në koncertin e Kanye West? Erla pyet Vengun
- 22:27 Trajneri De la Fuente paralajmëron: Më e mira e Lamine Yamalit ende nuk ka ardhur
- 22:25 Italia ëndërron për Pep Guardiolën si trajner. Miqësia e tij me Maldinin shfrenon fantazitë
- 22:24 Vetëm 14 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në 24 orë
- 22:24 Iraola, trajneri i ri i Liverpoolit: Na duhen më shumë përforcime për të konkurruar
- 21:57 Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit