Blinken: SHBA pro zgjidhjes diplomatike të krizës Ukrainë – Rusi

Ushtarët ukrainas improvizojnë skenare të luftës në qytetin e Çernobilit, CREDITS: REUTERS
7 Shkurt 2022 | 10:55

SHBA preferon një zgjidhje diplomatike të tensioneve mes Rusisë dhe Ukrainës, sipas sekretarit të shtetit Blinken.

Blinken thotë se SHBA, në koordinim me Bashkimin Evropian po punojnë për dialog reciprok me Rusinë.

Këtë deklaratë të Blinken e përcolli Ambasada Amerikane në vend, në faqën zyrtare në Facebook.

Një deklaratë të ngjashme bëri edhe presidenti francez Macron, i cili sot do të takohet me Putinin me qëllim lehtësimin e tensioneve me Ukrainën.

Ndërsa Rusia thotë se nuk planifikon të pushtojë shtetin fqinj pavarësisht grumbullimit të 100 mijë trupave ushtarake në kufi, Ukraina po përgatitet ushtarakisht për ndonjë sulm të mundshëm.

Perëndimi ka paralajmëruar për sanksione të forta ndaj Rusisë në rast se hap luftë me Ukrainën, ndërsa disa vende si Britania dhe SHBA kanë dërguar ndihma ushtarake në Rusi.

NATO ka dërguar rreth 4 mijë trupa në shtete të Evropës Lindore, por jo në Ukrainë.

Ukraina ndodhet prej 8 vitesh “nën ethet e luftës” me Rusinë, që duket se sa vjen e po shtohen muajt e fundit.

Tensionet mes dy vendeve nisën në vitin 2014, kur Rusia pushtoi dhe më pas aneksoi Gadishullin e Krimesë nga Ukraina.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Jep dorëheqjen kryeministri i Moldavisë, Alexandru Munteanu. Rrëzohet dhe qeveria

Alexandru Munteanu njoftoi dorëheqjen e tij nga posti i Kryeministrit të Moldavisë këtë të premte, në një zhvillim të papritur që çon edhe në rrëzimin...
09:52 | 03/07/2026

SHBA refuzon rinovimin e marrëveshjes me Kanadanë dhe Meksikën, pritet të hapen negociata të reja tregtare

Administrata e presidentit Donald Trump ka refuzuar të rinovojë në formën aktuale Marrëveshjen SHBA-Meksikë-Kanada (USMCA), duke përmendur çekuilibrat tregtarë dhe mangësitë rregullatore. Vendimi rrit pasiguritë...
09:50 | 03/07/2026

Zyrtarët amerikanë: Izraeli planifikoi të vriste negociatorët kryesorë të Iranit gjatë bisedimeve të paqes

Zyrtarët amerikanë besojnë se Izraeli mund të ketë bërë plane për të vrarë negociatorët kryesorë të Iranit, ndërsa Uashingtoni ishte i angazhuar me Teheranin në...
09:43 | 03/07/2026