Blinken thotë se fokusi i ditëve të ardhshme do jetë zgjatja e armëpushimit në Gaza
Ndërsa Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken kthehet në Lindjen e Mesme, ai do të fokusohet në zgjatjen e pauzës në ofensivën e Izraelit në Gaza nw mwnyrw qw tw merren personat e marrw peng.
Blinken do të bëjë udhëtimin e tij të tretë në rajon, me takime në Izrael, Bregun Perëndimor dhe Emiratet e Bashkuara Arabe në ditët në vijim.
Ai do të arrijë në Izrael pasi armëpushimi i ndërmjetësuar nga SHBA, Katari dhe Egjipti është në prag të pwrfundimit.
“Ne do të donim të shohim zgjatjen e pauzës sepse ajo që ka mundësuar, para së gjithash, është lirimi i pengjeve dhe bashkimi me familjet e tyre,” tha Blinken.
“Ne do të diskutojmë me Izraelin se si mund të arrijë objektivin e tij për të siguruar që sulmet terroriste të 7 tetorit të mos ndodhin më, ndërkohë që do të mbështesim dhe rrisim ndihmën humanitare dhe do të minimizojmë vuajtjet dhe viktimat e mëtejshme midis civilëve palestinezë”, tha diplomati i lartë amerikan.
Ai tha se do të përqendrohej, si në udhëtimet e kaluara, për të siguruar që konflikti të mos përhapet, dhe në “të nesërmen” për Gazën.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë