Blinkeni: Izraeli gabon nëse e pushton Rafahun e Gazës
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë të enjten se Izraeli do të gabojë nëse kryen ofensivë të madhe tokësore në qytetin jugor të Rripit të Gazës, Rafah, dhe se ajo është e panevojshme për ta mposhtur Hamasin – grupin palestinez të shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
Deklarata e Blinkenit tregon se tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit janë duke u rritur.
Blinken, i cili po e viziton Lindjen e Mesme për herë të gjashtë urgjentisht prej se nisi lufta më 7 tetor, u takua me diplomatët e lartë arabë në Kajro për të diskutuar për arritjen e një armëpushimi në Gazë dhe për planet për të ardhmen e enklavës palestineze pas luftës.
Ai tha se “një armëpushim i menjëhershëm dhe i qëndrueshëm” me lirimin e pengjeve izraelite që po mbahen nga Hamasi është tejet i nevojshëm menjëherë.
Blinken theksoi se hendeku është duke u ngushtuar në negociatat indirekte që SHBA-ja, Egjipti dhe Katari janë duke i ndërmjetësuar tash e sa javë.
Ai do të udhëtojë drejt Izraelit të premten për t’u takuar me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe kabinetin e tij të luftës.
Rritja e mosmarrëveshjeve mes Netanyahut dhe presidentit amerikan, Joe Biden, për mënyrën se si Izraeli po e zhvillon luftën në Gazë, me gjasë do t’i lënë nën hije këto bisedime – posaçërisht vendosmëria e Netanyahut për ta nisur ofensivën tokësore në Rafah, ku më shumë se një milion palestinezë kanë kërkuar strehim nga lufta ajrore dhe tokësore e Izraelit në veri të territorit.
Netanyahu pretendon se pa pushtimin e Rafahut, Izraeli nuk mund ta arrijë synimin për shkatërrimin e Hamasit, i cili e kreu sulmin e 7 tetorit dhe mori pengje, gjë që i nxiti bombardimet dhe ofensivën e Gazës nga Izraeli.
“Një operacion i madh ushtarak në Rafah do të ishte gabim, diçka që ne nuk e mbështesim. Dhe, ajo nuk e nevojshme për t’u marrë me Hamasin”, tha Blinken në një konferencë për media të enjten në Kajro.
LEXONI GJITHASHTU:
- Blinken vazhdon përpjekjet diplomatike për arritjen e një armëpushimi në Gazë
- Blinken mbërrin në Lindjen e Mesme, në një përpjekje të re për armëpushim
Akuzohej për djegien e një ndërtese qeveritare gjatë protestave të janarit, Irani ekzekuton një tjetër të dënuar
Garda Revolucionare e Iranit kërcënon të mbyllë më shumë rrugë eksporti në Lindjen e Mesme
I dënuar me 10 vite burg për spiunazh, Irani i shton edhe dy vite dënim britanikut: Foli me mediat
- 11:39 Akuzohej për djegien e një ndërtese qeveritare gjatë protestave të janarit, Irani ekzekuton një tjetër të dënuar
- 11:38 SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare
- 11:36 Garda Revolucionare e Iranit kërcënon të mbyllë më shumë rrugë eksporti në Lindjen e Mesme
- 11:33 I dënuar me 10 vite burg për spiunazh, Irani i shton edhe dy vite dënim britanikut: Foli me mediat
- 11:19 Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
- 11:00 Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës