Bllokimi i gazit, Zelenski: Rusia kërkon të shkatërrojë jetën e evropianëve
Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski thotë se Rusia kërkon të shkatërrojë jetën normale të evropianëve, duke bërë shantazh përmes mbylljes së transportit të gazit nga gazsjellësi Nord Stream.
Gjatë fjalimit të tij mbrëmjen e së shtunës, Zelenski u shpreh se Rusia po kryen kohët e fundit, presion energjitik mbi Evropën, shkruan Kyiv Independent.
“Rusia po përgatitet të japë një goditje vendimtare energjie kundër të gjithë evropianëve. Rusia dëshiron të shkatërrojë jetën normale të çdo qytetari europian”, theksoi ai.
Më 31 gusht, Rusia ka ndërprerë sërish furnizimin me gaz për Evropën duke thënë se tubacionet kanë nevojë për riparime.
Gjigandi shtetëror rus i energjisë, Gazprom tha se kufizimet në gazsjellësin Nord Stream 1 do të zgjasin për tri ditë.
Kremlini ka hedhur poshtë akuzat se po përdor energjinë si një mënyrë për të ndëshkuar vendet perëndimore për vendosjen e sanksioneve.
Tubacioni Nord Stream 1 shtrihet 1200 km nën Detin Baltik nga bregu rus deri në Gjermaninë verilindore.
Ai u hap në vitin 2011 dhe mund të dërgojë deri në 170 milionë metra kub gaz në ditë nga Rusia në Gjermani.
LEXONI GJITHASHTU
Putin përballet me presion në rritje mes luftës në Ukrainë
Yann LeCun: ChatGPT dhe modelet e tjera të IA-së nuk e kuptojnë realisht botën fizike
Sulmi me bombë në Monako, idenfitikohet dhe shpallet në kërkim autori: Ishte një ukrainase e maskuar si burrë
- 08:54 Presidenti lituanez paralajmëron: NATO mund të përçahet për shkak të shpenzimeve të mbrojtjes
- 08:50 Trump fal 11 të dënuar për shkelje të Aktit të Ajrit të Pastër
- 08:43 Presidenti Begaj uron SHBA-në për 250-vjetorin e Pavarësisë: Mirënjohje për mbështetjen ndër vite
- 08:39 Marrëveshja SHBA-Iran sjell zhvillime pozitive, Franca tërheq aeroplanmbajtësen “Charles de Gaulle” nga Lindja e Mesme
- 08:31 250-vjetori i Pavarësisë së SHBA-së, Trump: Amerika nuk do të jetë kurrë një vend komunist
- 08:30 250-vjetori i Pavarësisë së SHBA-së, reagon Rama: Një festë e veçantë për shqiptarët