Bogdani: Koncesionet e inceneratoreve kapje e shtetit, drejtësia nuk i ka hetuar
Aleksandra Bogdani, gazetare e rrjetit BIRN, hodhi dyshime të forta se tre koncesionet e inceneratorëve janë një rast i pastër i kapjes së shtetit, kur interesi privat i një grupi njerëzish me lidhje politike, ndikojnë në vendimmarrjen publike për të përfituara qindra miliona euro.
Duke folur në emisionin ‘Me pak fjalë’, Bogdani e cila më parë ka hulumtuar për kompanitë përfituese të koncesioneve të Tiranës, Elbasanit e Fierit, sqaroi se pas të 3 kompanive, qëndron i njëjti person:
“Pas të 3 kompanive qëndron Mirel Mërtiri, një person me lidhje politike sa majtas sa djathtas dhe që ka një lidhje miqësie të pasqaruar mirë me ministrin Arben Ahmetaj.”
Ajo tha se rasti i inceneratorëve tregon qartë kapjen e shtetit: “Në këtë rast ne kemi një sinkronizim të një morie institucionesh për të dhënë kontrata me vlerë qindra miliona euro, pa garë pa procedura, pa llogaritur kostot, një dore njerëzish duke krijuar një monopol praktikisht. Këtu ka shumë vend për të hetuar sepse janë një mori veprimesh ekstra ligjore që ngrenë dyshime për klientelizëm, për konflikt interesi. Kapja e shtetit do ishte më minimalja të thuhej.”
Zonja Bogdani theksoi se, pavarësisht të gjithë dyshimeve, ‘drejtësia ka qenë e paaftë të ndjekë paranë në këtë rast kur ka emra të mëdhenj të politikës nga mbrapa. Në këtë rast prokuroria dhe gjykatat nuk kanë bërë asgjë për të zbardhur gjithë këtë zinxhir shkeljesh në këto kontrata koncesionare.’
Lexoni gjithashtu:
Personat me aftësi të kufizuara marrin përkujdesje të papërfillshme nga shteti
Rreth €700 mln pastrohen çdo vit në Shqipëri përllogarit raporti i GIATOC
Vetëm 25% e rasteve të dhunës ndaj grave përfundojnë në Gjykatë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta