Bombardime në jug të Gazës, Izraeli urdhëron mbi 1 mln palestinezë që të evakuohen
Palestinezët në Gazë mëngjesin e së martës kanë raportuar për bombardime të ashpra në qytetet jugore të Kan Younis dhe Rafah, ku Izraeli ka urdhëruar civilët që të evakuohen.
Bombat izraelite kanë goditur juglindjen e Kan Younisit dhe perëndimin e Rafahut, sipas raporteve lokale.
Mijëra persona që po tentojnë të largohen nga Gaza janë mbledhur në Rafah. Aty gjendet pikëkalimi i vetëm kufitar që lidh këtë territor me Egjiptin.
Ndërmjetësit ndërkombëtarë po bëjnë presion që të arrihet një marrëveshje që ndihma humanitare të arrijë në Gazë dhe që refugjatët dhe shtetasit e huaj të lejohen të largohen për në Egjipt.
Detajet për numrin e viktimave nga granatimet e reja ende nuk janë bërë publike.
Izraeli ka urdhëruar mbi një milion palestinezë që të evakuohen nga veriu për në jug të Gazës, pasi dëshiron që të kryejë një sulm masiv ndaj militantëve palestinezë të Hamasit.
LEXONI GJITHASHTU:
Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së
Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh
Von der Leyen mbërrin në Kiev me një paketë të re mbështetjeje ushtarake për Ukrainën
- 10:54 Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së
- 10:51 Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh
- 10:44 Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin
- 10:41 Von der Leyen mbërrin në Kiev me një paketë të re mbështetjeje ushtarake për Ukrainën
- 10:31 Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 10:30 Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori