Bombardohet qyteti i Odesës, viktima dhe dëme. Putin në fushatë: Rusia, fuqi sovrane
Një person u vra gjatë orëve të natës nga një sulm rus ndaj qytetit-port të Odesës. Autoritetet lokale deklaruan se pjesët e një droni të qëlluar ranë mbi një banesë dhe shkaktuan një zjarr masiv, që shkatërroi tre godina të banuara dhe një magazinë me artikuj sportivë. Në mëngjes, banorët filluan të kërkonin nën rrënoja.
Rusia dhe Ukraina vazhdojnë të sulmojnë me dronë njëra-tjetrën, me të dyja palët që kanë avancuar operacionet në muajt e fundit, për të treguar se nuk janë në ngërç ushtarak, në një kohë kur nga fillimi i luftës po bëhen dy vjet.
Ndërkohë, në fjalimin e parë të fushatës presidenciale, presidenti rus Vladimir Putin ka premtuar se do ta bëjë Rusinë një fuqi sovrane dhe të vetëmjaftueshme për t’i bërë ballë Perëndimit, të cilin e akuzoi se është përpjekur, por pa sukses, të ndërhyjë në punët e brendshme.
Ndërkohë në Poloni u mbajt një miting për lirimin e të burgosurve ukrainas të luftës. Në qytete të ndryshme u vendosën banera me shkrimet ‘ndihmoni heronjtë e Ukrainës’ dhe ‘fëmijët ukrainas kanë mall për një Krishtlindje pa luftë’.
Demonstratat ishin të koordinuara nga banorët ukrainas të Varshavës dhe qyteteve të tjera polake, me mbështetjen e aktivistëve vendas.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta